Seks poshtë urës së Lanës, burg
shitësit, abuzoi me të sëmurën

Seks poshtë urës së Lanës, burg<br />shitësit, abuzoi me të sëmurën
TIRANE- Një shitës ambulant është dënuar nga gjykata e Tiranës me 3.4 vite burg për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një shtetase invalide. Idriz Murati, ka pohuar gjatë gjykimit se ai nuk kishte dijeni që e dëmtuara ka qënë me problem psiqike.
 
Një 49-vjeçar, shitës ambulant në zonën e “Vasil Shanto”-s ka abuzuar seksualisht me një shtetase me probleme psiqike duke kryer marrëdhënie seksuale me të, poshtë urës së lumit Lana. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në muajin Maj të këtij viti ku shtetësja me inicialet M.K, me problem të theksuara mendore, rezulton të ketë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e dënuar tashmë nga gjykata Idriz Murati. Kryerja e marrëdhënie seksuale është ripërsëritur disa herë, ku disa herë ka ndodhur me dëshirë të të dëmtuarës, dhe në disa raste pa dëshirën e saj. M.K, nënë e një vajzë të vogël dhe i dënuari nga gjykata Idriz Murati, kanë qënë shitës ambulantë në kryqëzimin e “Vasil Shanto”-s. Murati, i ka pohuar të dëmtuarës se ai banonte poshtë urës së Lanës, dhe nëse dëshironte mund të linte stolin, tek vendi ku ai banonte.

Kësaj kërkese i është përgjigjur “ok”, e dëmtuara e cila ka lënë në drekë stolin, por ka shkuar sërisht në mbrëmje duke kërkuar tek Murati stolin që kishte lënë. E dëmtuara, ka hyrë poshtë urrës, dhe pikërisht në këtë moment Idriz Murati, ka filluar ta puthë dhe më pas i ka kërkuar mardhënie seksuale. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gjykata e Tiranës, ka vendosur katër ditë më parë Idriz Muratin me 3.4 vite burg për akuzën e “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për të vepruar” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike”.

Poshtë urës
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se shtetasja me inicialet M.K vuan prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor. Ajo është me statusin e invalidit dhe jeton bashkë me vajzen e saj, me inicialet L.K., në një ambient të ish-konviktit pranë shkollës “Besnik Sykja”. Për të mos ndenjur e mbyllur gjithë ditën në shtëpi, si dhe për të mos u endur rrugëve, M., del me një peshore tek tregu pranë urës se Lanës, në rrugën “Vasil Shanto”. Mimoza është njohur me të pandehurin Idriz Murati, i cili i ka thënë se banon poshtë urës, ku ka improvizuar një vend, të cilin në fakt e përdor për sende të vjetra që tregëton në rrugë, pasi ai ka një banesë në rrugën “Myslym Keta”.

Në datën 3 maj 2013, rreth orës 19:00, shtetësja M. ka dalë nga banesa e saj dhe ka shkuar tek ura e Lanës. Atje ka takuar të pandehurin, të cilin i ka kërkuar stolin dhe peshoren që i kishte lënë aty në drekë dhe që do t`ia ruante Idrizi Murati. Ky i fundit i ka thënë se nuk mbante mënd se ku i kishte lënë, por ka shtuar se mund të ishin poshtë urës. Për këtë shkak shtetësja M ka shkuar poshtë urës, ku më pas ka shkuar edhe Idrizi, i cili ka filluar ta puthë dhe i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Meqënëse edhe Mimoza ka qënë dakord për atë që ka kërkuar Idrizi, ka pranuar dhe poshtë urës kanë kryer marrëdhënie seksuale. Më pas Mimoza, megjithëse Idrizi i ka thënë të qëndronte edhe gjatë natës atje, është larguar dhe ka shkuar në shtëpi.

Pretendimi i avokatës
I pandehuri nuk e dinte se e dëmtuara ka qënë e sëmurë. Ajo nuk i kishte thënë për shkakun e zgjidhjes së martesës, apo se ishte e sëmurë dhe e pazonja. I pandehuri e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën në datën 8 maj 2013, poshtë urës se Lanës, përballë tregut tek rruga “Vasil Shanto”, por ka qënë errësirë, tregu ka qënë i mbyllur dhe i pandehuri kishte konsumuar alkool. E dëmtuara ka shkuar me vullnetin e saj poshtë urës dhe po me vullnet të plotë, pa asnjë lloj dhune, ka kryer marrëdhënie seksuale. I pandehuri nuk e ka ditur se po kryente marrëdhënie seksuale me një person të pazotë për tu mbrojtur.

Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë