“Pasoja e parë demografike është që do ketë një tkurrje të tregut të martesës nëse mund ta quanim kështu. Ka një tjetër pasojë, që mund të jetë pasoja në emigracion. Këtë emigracion që është tani mund ta shtyjë akoma më shumë”, u shpreh Gjoncaj.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë e konsideron përzgjidhjen e seksit një veprim të dënuar me ligj. Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shdëndetësisë, Pëllumb Pipero deklaron se në janar të vitit të ardhshëm do të ngrihet një taks-forcë për kontrollimin e zbatimit të përpiktë të ligjit për abortin.
“Ministri i Shëndetësisë Tavo ka urdhëruar ngritjen e një taks-force, e cila do të monitorojë dhe kontrollojë zbatimin e përpiktë të këtij ligji”, deklaroi Pipero.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara përmes koordinatores së tyre kanë ofruar bashkëpunim për eleminimin e këtij fenomeni në rritje.
Redaksia online
(eç/dk/shqiptarja.com
