Seksi lufton migrenën dhe ul rrezikun
e kancerit të prostatës

Seksi lufton migrenën dhe ul rrezikun<br />e kancerit të prostatës
KANADA- Të bësh më shumë seks jo vetëm të bën të ndihesh mirë, por gjithashtu sjell edhe përfitime shëndetësore.

Për fat të keq, në ditët e sotme ne bëjmë më shumë pak seks- mesatarisht më pak se pesë herë në muaj, krahasuar me 6 herë e gjysmë 20 vjet më parë, sipas Vëzhgimit Kombëtar të Stileve të Jetës dhe Qëndrimeve Seksuale.
 
Studimet e kanë lidhur gjithmonë aktivitetin e rregullt seksual me mirëqenien emocionale, duke reduktuar dhimbjet e migrenës dhe madje duke ulur edhe rrezikun e kancerit të prostatës.

Studimi kanadez muajin e fundit zbuloi se një orë e gjysmë aktivitet seksual mund të djegë më shumë kalori se sa të ecësh. Sipas tyre, aktiviteti seksual mund të konsiderohet si ushtrim i vërtetë.

Studimi maste aktivitetin seksual të 21 çifteve ndërmjet moshës 18 dhe 35 vjeç –ata u monitoruan për të zbuluar se sa kalori do të digjnin dhe intenstitetin e aktivtetit seksual.

Në një seancë tipike që zgjaste 25 minuta, burrat dogjën një mesatare prej 100 kalorish, kurse gratë 69 kalori.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan