Seksi shëron dhimbjen e kokës

Seksi shëron dhimbjen e kokës
GJERMANI - Mënyra më e mirë për të larguar dhimbjen e kokës mund të jetë dhe seksi. Tani kjo u prish pak punë femrave, që nxjerrin si justifikim dhimbjen e kokës për të mos bërë seks. Ndaj gra gjeni një tjetër justifikim, që t’ju vlejë sepse sipas një studimi më të fundit, seksi shëron dhimbjen e kokës.

Një studim i publikuar në revistën gjermane ‘Cephalalgia’, u bazua në një testim të kryer nga neurologët e Universitetit të Munster tek 400 pacientët, që vuanin prej 2 vitesh me dhimbje koke dhe migrenë.

Mes vullnetarëve, që patën raporte seksuale gjatë një moment, që kishin dhimbje koke, më shumë se gjysma e tyre thanë se dhimbja e kokës u zbut, ndërsa një ndër pesë prej tyre theksuan se u çliruan komplet nga simptomat e dhimbjes së kokës.

"Rezultatet tregojnë se aktiviteti seksual gjatë sulmit të migrenës mundet t'i lehtësojë, e madje edhe t'i ndërpresë simptomat në disa raste", - thonë studiuesit.
Sipas një supozimi për të shpjeguar këto rezultate thuhet se seksi është nxitës për çlirimin e endorfinës, që ka ndikim në sistemin qendror nervor dhe që eliminon dhimbjen e kokës.

Marrë nga Indeksi Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi