Sektori i peshkimit, ministri Panariti
premton subvencione e lehtësira
Sektori i peshkimit dhe industria përpunuese që lidhet me këto produkte, do të kenë subvencionime të posaçme dhe stimulim ekonomik në vitet në vijim me qëllim zhvillimin e kapaciteve të tij.
TIRANE- Sektori i peshkimit dhe industria përpunuese që lidhet me këto produkte, do të kenë subvencionime të posaçme dhe stimulim ekonomik në vitet në vijim me qëllim zhvillimin e kapaciteve të tij.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, gjatë një takimi që pati sot me grupet e interesit të këtij sektori, premtoi rikonstruktimin e porteve të peshkimit, subvencionim të karburantit, si dhe standarde më të larta në tregtimin e peshkut në vend dhe jashtë tij.
“Politikat tona kanë në fokus të veçantë këtë sektor me potenciale të mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Vëmendje të veçanë do të marrë rinovimi i porteve të peshkimit, furnizimi i tyre me naftë me çmim më të lirë se tregu, rritja e kapaciteteve të përpunimit të peshkut dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për anijet e peshkimit. Në sfidat tona për rimëkëmbjen e këtij sektori, tha ministri, është mbrojtja dhe ruajtja e lagunave nga shfrytëzimi pa kriter, ndërsa vëmendje të madhe do të marrë shfrytëzimi i potencialeve të prodhimit të molusqeve në Liqenin e Butrintit”, tha ministri Panariti.
Përfaqësuesit e bizneseve të përpunimit të peshkut në vend, kërkuan nga qeveria që të bëjë më tepër në lidhje me mbrojtjen e ujërave shqiptare, si dhe në stabilitetin me konkurrencën e pandershme.
Sektori i përpunimit të peshkut në Shqipëri ka sot të punësuar rreth 2000 punonjës dhe një pjesë e këtyre produkeve eksportohen edhe në vendet e BE-së.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26