Operacioni i koduar ‘Bradasheshi” nga efektivët e policisë së Elbasanit ka bërë që në prangat e policisë të bien 3 persona dhe të sekuestrohen 6 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Pëllumb  Velija,  25  vjeç,  Jemin  Kaçuli,  55  vjeç dhe Albian  Çakalli,  23  vjeç, pasi gjatë  ditës  së  djeshme,   në  fshatin  Bradashesh, gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  mjetin   tip  “Benz”  me  targa  TR 3221  U,  në  pronësi  të Pëllumb  Velija,  grupi   hetimor  ka  gjetur    dhe  sekuestruar   6 kg   lëndë  narkotike,  e  dyshuar  me  atë  të  llojit  Cannabis  Sattiva.

Ndërkohë, gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  banesën  e Pëllumb  Velija,  grupi  hetimor,  ka  gjetur  dhe  sekuestruar  9.45 gr lëndë  narkotike  e  dyshuar  me  atë  të  llojit  Cannabis  Sattiva, 3  telefona  celularë dhe automjeti  tip  “Benz”  me  targa  TR 3221 U.

droga ne elbasan

droga ne elbasan

droga ne elbasan

droga ne elbasan

droga ne elbasan

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)