Sekuestro 2 mln € prona në Tiranë e Durrës të vëllezërve Gorezi, historia e vrasjes për drogë dhe prostitucion

Disa prona të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve. Policia e Tiranës thotë se Seksioni i Pastrimit të Parave, sekuestroi 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh, prona në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, që sipas policisë kapin vlerën e dy milionë e dy qind mijë euro. Operacioni u kodua "Vëllazëria" ndërsa pasuritë janë të vëllezërve Armando dhe Alket Gorezi, 44 dhe 47 vjeç. Hetimet ndaj tyre kishin nisur në vitin 2018, dhe akuzohen për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Në kuadër të këtij hetimi ubë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i pronave.

Armando Gorezi është arrestuar në vitin 2015, në Tiranë, pasi ishte shpallur në këkrim nga autoritetet italiane për vrasjen e një shqiptari (Indrit Kuçi) në vitin 2011 në Torino të Italisë. Shkak i kësaj vrasje rezultoi prishja e pazareve për tregun e drogës dhe prostitucionit. Por në Janar të vitit 2017, edhe pse ishte dënuar në mungesë me 12 vite burgim për vrasje, një gjykatë e apelit në Itali e shpalli të pafajshëm Armando Gorezin dhe e liroi nga të gjitha akuzat pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor

Gjithashtu ndaj tij, Prokuroria e Beratit vite më parë kishte nisur procedim penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi Armando Gorezi dyshoheej të kishte trafikuar një vajzë me inicialet E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja