PUKE - Zyra Përmbarimore e Pukës ka vendosur sekuestro mbi financat e Bashkisë së këtij qyteti për shkak të një borxhi prej 26 milionë lekësh të rinj.
Burime për A1 Report thanë se borxhi i Bashkisë së Pukës është i akumuluar ndër vite, shifër e madhe për një bashki si ajo e Pukës e cila pak më shumë se ky borxh ka buxhetin vjetor. Pikërisht për mos shlyerjen e tij Përmbarimi ka vendosur të bllokojë veprimet e Bashkisë.
Kreu i bashkisë së Pukës Beqir Arifi në një lidhje telefonike për A1 Report sqaroi se borxhi në fjalë është akumuluar gjatë periurdhës 2008-2011 kohë ku bashkia drejtohej nga paraardhësi i tij Rrustem Struga.
/Shqiptarja.com

VIDEO