Kapen 2 ton marijuanë në Spanjë, 19 të arrestuar, mes tyre disa shqiptarë! Droga kultivohej në banesa dhe depo, momentet kur policia mësyn brenda

Në një operacion të gjerë të zhvilluar njëkohësisht në 3 shtete, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë ka çuar në arrestimin e disa shqiptarëve dhe sekuestrimin e 2 ton marijuanë.

Policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet holandeze dhe belge kanë sekuestruar 2 ton marijuanë, ndërsa u arrestuan 19 persona, mes tyre dhe shqiptarë. 14 persona janë arrestuar në Spanjë, 4 në Holandë dhe një në Belgjikë

Organizata drejtohej nga shtetas holandezë, ndërsa shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin  e drogës, që bëhej kryesisht në shtëpi apo magazina që ishin vendosur larg qendrave të banuara në mënyrë që të mos pikaseshin. Gjithashtu disa shtetas spanjollë ishin përgjegjës për logjistikën dhe shpërndarjen e marijuanës.

Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u kontrolluan 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u sekuestruan 34 000 bimë kanabis, 14 automjete, 20 000 euro dhe një pistoletë.

Disa persona në rolin e “kopshtarëve” ishin përgjegjës për kultivimin dhe mirëmbajtjen e plantacioneve. Ata duhej të ishin të matur dhe të qëndronin brenda ndërtesave gjatë kohës së kultivimit deri në korrje. Sapo kjo ndodhte, organizata kryente detyrat e saj të mbikëqyrjes përmes një shtetasi shqiptar, ishte përgjegjës për kryerjen e kontrolleve periodike në shtëpi për të kontrolluar evolucionin e plantacioneve dhe nëse ishte e nevojshme, për të përmirësuar teknikat e kultivimit.  Kur të korrat ishin mbledhur dhe paketuar, ato transportoheshin në rrugë tokësore në Holandë. Për këtë arsye ata kishin zgjedhur qytetin e Barcelonës dhe rrethinat e tij si një qendër nervore.

Hetimet e para u zhvilluan kur agjentët zbuluan praninë e një grupi trafikantësh të drogës, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Spanjë, Belgjikë dhe Holandë. Përmes një qytetari spanjoll, policia arriti të lokalizonte magazinat dhe banesat ku mbillej kanabisi, që ishin vendosur në zona specifike larg zonave urbane.

1607025688_1607025674droga.jpg

Droga e kapur

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës