Sekuestrohen 257 kg mish në Durrës, bllokohet thertorja ku prodhohej sallam (FOTO)

Sekuestrohen 257 kg mish në Durrës, bllokohet thertorja ku prodhohej sallam (FOTO)

Thertorja e bllokuar në Durrës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar dhe do të asgjësojë 257 kg produkte mishi në një thertore të paligjshme të Ramiz Shalës në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndërsa e ka gjobitur me 250 mijë lekë. Sipas AKU-së nga kontrolli rezultoi se Shala e kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Po sipas AKU-së, ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet, ujërat dhe gjaku hidheshin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posaçëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson gjithashtu se në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafshëve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkte ushqimor “Sallam” për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion. Grupi bllokoi 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 27/05/2019 13:22

    po inspektorit te policise rendit dhe atij bashkiak a i dhate ndonje medalje per heshtjen e tyre bashke me administratorin e bashkise kundrejt ketij aktiviteti te paligjshem dhe kriminal ne kembim te 20 mije lekeve shperblim apo me shume cdo muaj

    Përgjigju
  • robi: 27/05/2019 12:18

    po inspektorit te policise se zones , dhe atij te bashkise se zones, administratorit te bashkise se zones a i dhate ndonje medalje per kete aktivitet te paligjshem kriminal qe zhvillohej nen hunden e tyre apo merrnin ndonje 10 apo 20 mije lekesh shperblim ne fund te cdo muaji,,,,,

    Përgjigju
  • Xxx: 27/05/2019 11:19

    Kontolloni supermarkatet me mall te skaduar

    Përgjigju
  • gbfvdcs: 27/05/2019 09:52

    Kapni edhe ramizet me fabrika, jo vetem ramizet e katuneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit