'Mbytën' me kokainë Kolumbie 5 shtete të BE-së/ Sekuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër! Kreu i bandës investime në emër të kunatit

TIRANE - Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të investuara në Shqipëri nga kreu i një grupi kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës në disa shtete të BE-së, shkodranit Jetmir Kastrati, dhe 3 pjesëtarëve të tjerë të bandës, të arrestuar më 26 qershor 2019 në Danimarkë. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në Shqipëri, kryesisht në zona bregdetare, Velipojë, në prona që trafikantët i kishin regjistruar në emër të familjarëve dhe miqve të tyre.

Njeriu që drejtonte dhe financonte grupin e gjerë të trafikut në disa shtete si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Suedi e Slloveni, e Shqipëri, rezulton sipas hetimeve të jetë Jetmir Kastrati ose siç njihej në Danimarkë, Sokol Krasniqi me pasaportë kosovare. Personat e tjerë të arrestuar, që u janë sekuestruar pasuritë, janë Eri Pelingu, Armando Doçaj që njihej ndryshe si Astrit Doçaj dhe Dëfrim Eçi. Eri Pelingu, njihej edhe me pseudonimet Eri Elbasani apo Ergys Elbasani. 

Më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin "Goldfinger", koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.

Por me thellimin e hetimeve ndaj të arrestuarve, është arritur të provohet nga prokuroria, se shqiptarët, përmes të afërmve të tyre në atdhe, kishin blerë prona të shumta duke i regjistruar në emër të familjarëve, disa prej të cilave ju sekuestruan në vijim të aksionit, ditën e sotme.

Kështu, u sekuestruan në total me vendim gjykate, një pulari me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;10 apartamente në plazhin e Velipojës, 1 në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

Pularia buzë lumit Drin, në Bërdicë e Sipërme në Shkodër, dyshohet të jetë investim i Jetmir Kastratit, por që ai e kishte regjistruar në emër të kunatit të tij, Astrit Beqiri, edhe ky i fundit i arrestuar në Shkodër nga policia.

Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo miqve, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminal. 

Sipas hetimeve, grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokaine, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi, me anëtarë serbë, holandeze, shqiptarë, suedezë dhe danezë.

Jetmir Kastrati rezulton i dënuar në Norvegji në vitin 2012 për veprën penale të “Pastrimit të parave”, e për rjedhojë nga frika e identifikimit të pronave në emrin e tij, ka bashkëpunuar me kunatin e tij Astrit Beqiri, duke i kaluar pronat në emër të tij.

Jetmir Kastrati dhe 3 pjesëtarët e bandës akuzohen për veprat penale: “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

 

Astrit Beqiri, kunati i Jetmir Kastratit

VIDEO/ Operacioni Goldfinger i 26 qershorit

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 29/10/2019 12:09

    Prandaj tall bythen me ne Macron se thote keta Jane budallenj edhe parate qe kane nuk I lene te punojne po' I bllokojne vetem nga mbyllja e pularise sa njerez do mbeten pa pune, edhe ShBA eshte ndertuar nga puna e sklleverve dhe mbahet nga droga qe qarkullon kurse keta plehrat tane kane hequr breket para Europes dhe I kane kthyer mener b..... n dhe Europa tallet me ne ju dhjefsha mu ne shtet kur mireqenia e shqiptareve po' bie cdo dite.

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 29/10/2019 19:51

      Cfare je duke folur mo ILO!! Mos fol budalliqe! DROGA eshte droge dhe shkaterron. SHBA eshte ndertuar nga puna dhe pike jo skllever.

  • Kafsha: 29/10/2019 12:05

    Dërrmojini së na fëlliqën!

    Përgjigju
  • Shkoder: 29/10/2019 11:41

    E dini shum mir ju nuk keni nevoje per Qytetaret Shtet MUTIT nuk jan vec kto SHKODRA ka sa te duash si puna ketyre njerzve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale