Sekuestrohen 335 kg drogë në
Lezhë, kapen dy trafikantët

Sekuestrohen 335 kg drogë në<br />Lezhë, kapen dy trafikantët<br>
Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Lezhë. Në kuadër të operacionit “Kolsh”, janë sekuestruar 335 kg marijuanë në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar me anë të djegies 468 bimë narkotike kanabis sativa. 

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e lëndës narkotike. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe kryetari i fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale "Moskallzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre"

Me date 10.10.2017, nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh".

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike, shtetasit:

- Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë

- Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë

Gjithashtu, si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale "Shpërdorim detyre" "Moskallzim krimi" parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa. Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE