Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria, arrestohen tre të rinj

Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria, arrestohen tre të rinj

Foto nga sekuestrimi i marijuanës

54 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Janinë. Policia greke ka pikasur një automjet të dyshimtë në Janinë dhe ka ushtruar kontroll.

Brenda automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar 50 pako me 54 kg 305 gram marijuanë. Policia përmes veprimeve hetimore ka zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar drejtuesin e mjetit përmes telefonit.

Policia veç drogës sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24 vjeç.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 315 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja