Sekuestrohen 6 mijë m2 tokë të zyrtarëve të bashkisë Lezhë, fshihen pas një personi anonim

Një hetim i nisur në fillim të shkurtit 2019 për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, është finalizuar sot me sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 6066 m2 që ndodhet në fshatin Barbullujë të Lezhës. Sipërfaqja e tokës së sekuestruar me vendim të gjykatës së Lezhës, është e regjistruar në emër të Gjok Linin, një banor anonim, por që prapa tij qëndrojnë emra të njohur për tjetërsimin e pronave, në Bashkinë e Lezhës. Sipas prokurorisë së Lezhës, regjistrimi i kësaj sipërfaqe toke në emër të Gjok Linit, është produkt i një veprimtarie kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i saj mund të rëndojë pasojat e veprës penale, për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek persona të tjerë. Ditën e sotme gjykata e Lezhës ka vendosur të sekuestrojë këtë pasuri, duke urdhëruar bllokimin e saj në hipotekën e Lezhës.

Në kallëzimin penal të bërë në prokurori Alfred Thekna, ka shpjeguar faktin se në vitin 1999 babai i tij Gjergj Thekna, ka blerë me anë të një kontrate shit-blerje pasurin prej 7256 m2 tokë arë në fshatin Barbullojë, Bashkia Lezhë dhe së bashku me dy vëllezërit e tij Nikollën dhe Frrokun, e kanë punuar që nga viti 1999 e në vazhdim duke e mbjellë me jonxhë dhe misër. Kanë aplikuar disa herë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Lezhë për të regjistruar pronën por nuk ju është regjistruar prona duke mos marrë dhe përgjigje. Një komshi i tyre në fshatin Barbullojë, konkretisht Pjeter Daci me datë 24 janar 2019 i ka thënë se ka ardhur një person për të rrethuar tokën e juaj dhe të cilën e ka me certifikatë pronësie duke i thënë se jemi komshi dhe Pjetri i ka thënë se këtë tokë e kanë blerë disa djem nga Fushë-Arrësi si dhe i ka dhënë një kopje te certifikatës së pronësisë.

Nuk ka dijeni se si e ka regjistruar pronën Gjok Lini, pasi këtë emër dhe mbiemër personi, e ka shikuar në certifikatën e pronësisë të lëshuar më datë 16 janar 2019 nga Z.V.Rr.P.P.Lezhë. Disponon në origjinal kontratën e shitblerjes (me kusht) datë 19 tetor 1999, me palë shitëse Kol Nikolli dhe Marie Nikolli dhe palë blerëse Gjergj Thekna, e cila është administruar fotokopje. Për shitjen e kësaj pasurie në Lezhë dyshohet se është përdorur një plan rilevimi i falsifikuar nga një inxhinier topograf i quajtur Luigj Marku. Ky i fundit i pyetur si person që tregon rrethana hetimi ka shpjeguar, se ka  punuar rreth 31 vjet me detyrën topograf në qarkun Lezhë, në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Rubik por vazhdon e punon dhe sot me detyrën e topografit ku të gjej ndonjë punë për matje pasurie, zyra ku punon e ka në Mirditë. Në Shënkoll ka bërë vetëm një plan rivelimi shtetases Gjelina Nika që është vajza e tezës tij Prena Nika dhe nuk ka bërë matje të tjera në territorin e bashkisë Lezhë. Shtetasin Gjok Prel Lini nuk e njeh dhe nuk e kujton se këtij shtetasi ti ketë plotësuar plan rivelimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 01/10/2019 11:55

    E zgjidh bardhoku ket pune.....

    Përgjigju
  • Vflp: 01/10/2019 07:38

    Nuk po te pelqeka shkrimi o WTF sikur paske interesa dhe ti.

    Përgjigju
  • Flori: 01/10/2019 01:33

    Nuk ka hajer nga maloku,,,dhe as bejne hajer keta ndyresira.....

    Përgjigju
  • Spiuni: 30/09/2019 23:21

    Hahaha lajm i madh ky 6 mije meter katrore sa shum duken kur shkruhet fjala mije po 6 dynym jane ato te shkretat Gjergj Kqira dhe Fran Frrokaj kan falsifiku dokumentat dhe kan shit me qindra hektare ne bregdetin e tales ne rrile barbulloje shenkolle etj dhe nuk ju ka hy ferre ne kam ju na tregoni 6 dynym te qelbme mjer ky vend sa shemti ka pa dhe vazhdon te shohe

    Përgjigju
    • Spiuni i Kulakve: 01/10/2019 08:30

      Edhe ti è din mire ndryshimin e 2 ish kryetarve. Gjergji bani gabim por 5 lek nuk ja mori kujt kurre. Kurse ky mafiozi Frani u ba milionere me kto pagare

  • WTF: 30/09/2019 22:24

    Edhe nje fëmije i klasës së dytë i formulon fjalitë më mirë se ky “gazetar” që ka shkruar këtë paçavure! Jo vetëm që presjet dhe pikat nuk di t’i përdorë, por për turpin e tij nuk merr as mundimin ta lexojë atë që ka shkruar përpara se ta botojë. Asgjë nuk kuptova nga kjo “histori”.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë