SARANDË- 3 persona kanë rënë në prangat e policisë në Ksamil të Sarandës  pasi i’u sekuestruan 6.6 gr lëndë narkotike  e llojit heroinë dhe 52 gramë kanabis. Kastriot Jonuzaj, 33 vjeç, Brandon Sinani, 31 vjeç, janë arrestuar ne fshatin Ksamil. 

Gjatë ushtrimit të një kontrolli policia i gjeti K.Jonuzajt të fshehur në trup 6 GR lëndë narkotike "Heroinë", ndërsa  Brandon Sinanit, i'u gjetën 0.6 GR lëndë narkotike "Heroinë", të fshehur në çantën e krahut.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të  Ardjan Vallja, 42 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim Sildjan Sulejmani, 35 vjeç, 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)