Tirane- Bar- kafe “Rio” dhe një ambient biznesi që aktualisht përdoret si qendër SPA në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Rruga "Myslym Shyri' është një nga rrugët më të bukura të Tiranës dhe me intensitet të lartë të lëvizjeve të këmbësorëve dhe pranisë së bizneseve.
Ka qenë prokuroria e kryeqytetit që ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Elton Arkaxhiu bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.
Në një njoftim për shtyp prokuroria e Tiranës informon se në kuadër të procedimit pasuror nr.3, datë 23.12.2024, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi Elton Arkaxhiu, ka qenë i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, ndërkohë që në vitin 2011 rezulton i proceduar penalisht për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Zyra e Interpolit ka konfirmuar se shtetasi Elton Arkaxhiu, nga verifikimet e kryera nga Interpol Francë, rezulton se në atë periudhë ka qenë subjekt i procedurave të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me subjekt kryesisht të trafikut ndërkombëtar të drogës, përdorimit te produkteve narkotike, importimit të mallrave kontrabandë dhe mallrave që paraqesin rrezik për jetën, etj, saktëson sot njoftimi për shtyp i prokurorisë
Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara.
Paraprakisht nga informacionet e siguruara në rrugë operative janë identifikuar pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij deri në vitin 2020 dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur dhe konkretisht:
Bar- kafe “Rio”, që ndodhet në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet” në rrugën “Myslym Shyri”. Ky biznes është me një sipërfaqe totale 108 m², e blerë në datë 21.10.2005; dhe Një ambient biznesi në rrugën “Besim Imami”, në afërsi të karburant “Alpet”, në rrugën “Myslym Shyri”. Ky ambient aktualisht përdoret si Qendër SPA.
Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,
2 – Pasurinë njësi shërbimi 108m2 me vendndodhje Rr. Besim Imami
3 – Pasurinë njësi shërbimi 63m2 në Rr. Besim Imami.
Ka shume bare, ristorante, sidomos ato qe ndodhen neper kulla apo qendra tregtare qe jane vetem per pastrim lekesh krimi neper Europe. Puna e Spakut eshte shume e madhe. Duhen disa vite qe te arrijne te normalizojne kete fenomen qe ndodh kudo, edhe ne Itali apo France.
PërgjigjuPasuri 6........3 metra katrorë shumë i madh paska qene ky trafikanti ndërkombëtare.
Përgjigju