Një hotel dhe trualli ku ai është duke u ndërtuar në Himarë, u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Vlorës me dyshimin se ka vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.
Sekuestro Preventive për një hotel në ndërtim dhe truallin ku ndërtohet hoteli në Himarë.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë , zbatuan vendimin për sekuestro preventive dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës, më 20 qershor 2019.
Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30 korrik 2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile të Himarës ku po ndërtohet ky hotel.
Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.
Policia e Vlorës njofton se ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Mund te me thoni emrin e hotelit ju lutem ... cam pronotuar pushime!!????faleminderit
PërgjigjuDo ja marrin ketij plehres do d´ja japin nje plehre tjeter...Histori shqiptare...
Përgjigju500.000 EURO jan pak nji kacor lopsh kushton ma shum!! shqipris i nevoiten hotele 5 yyesh investime 10 milion eurosh
PërgjigjuME SIGURI PRONARI I HOTELIT NUK ESHTE ANTAR I RILINDJES I GJITHE BREGDETI ESHTE I OZURPUAR NGA RILINDJA E RAMES SHIKONI KATASTROFEN NE PLAZHIN E DURRESIT NDERTIMET ME LEJE TE RILINDASIT DAKO PO HYJNE NE DET NUK EKZISTON NJE VEND PUBLIK PER TE ECUR DHE KUR SHIKON KETE HOTEL NE MES TE MALEVE O ZOT CFARE BEHET KESHTU
Përgjigjuhotelet turistik me te shtrenjt jan ne mes te maleve qe kann lidhje me detin.hotelet jo turistik jan ne mes te qyteteve.
Jo po te vijn maloket e Saliut e ta bejn beton si ne Durres. Ne jug ka Cecua bicak.
Krimi duhet q’rrënjosur, bravo shtetit...!
Përgjigju