Sekuestrohet 'Tree Hotel' në Korçë në pronësi të Erion Demollit, i dënuar më parë për drogë! Policia: Pasuri e ardhur nga krimi

Sekuestrohet 'Tree Hotel' në Korçë në pronësi të Erion Demollit, i dënuar më parë për drogë! Policia: Pasuri e ardhur nga krimi

Hoteli 'Tree' i sekuestruar nga policia

‘Tree Hotel’’ në Korçë është sekuestruar nga policia me dyshimin se është ndërtuar nga të ardhurat nëpërmjet krimit të Erion Demolli, i dënuar më parë për drogë. Pasuria me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², që ndodhet në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë, funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe.

Por nga hetimi dyshohet se kjo pasuri rrjedh nga aktiviteti kriminal i Erion Demollit, 34-vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare.  

Erion Demolli u vu në pranga të policisë në kuadër të operacionit ‘Limit’ si pjesë e grupeve kriminale. Hetimet e shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) zbuluan skemën e grupeve kriminale, të cilat siguronin fara kanabisi në Holande dhe më tej kalonte tranzit në Greqi, me qëllim ardhjen në Shqipëri, ku edhe bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike.

Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…