Policia ka arrestuar për "Armëmbajtje pa leje" Ines Hajrullahun, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të shtimit të masave për festat e fundvitit, Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle në rrugët e qytetit dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund te gjenerojnë ngjarje kriminale, me qëllim parandalimin e tyre.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, ditën e djeshme Policia ka sekuestruar një armë zjarri "Pistoletë-Çeke", e hedhur në tokë në një rrugicë pranë shkollës Industriale, të cilën dyshohet se e posedonte Hajrullahu.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- armën e zjarrit Pistoletë-Çeke me mbishkrimin "CZ 75 B", me një krehër dhe fishekë të kalibrit 9 mm.

Policia do të vijojë kontrolle të tjera me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve.

pistoleta vlore
revole vlore

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com