Sekuestrohet një tjetër sasi lënde narkotike në portin e Durrësit që kishte destinacion Italinë.

Lënda narkotike në një sasi prej më shumë se 300 kg kanabis u sekuestrua në një trajler me targa Tirane 8055, në momentin që trajleri po imbarkohej për në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Lënda narkotike ishte future në disa thasë dhe ishte ngarkuar në trajlerin me targa të Tiranës.

Policia kufitare në portin e Durrësit ka pasur informacion paraprak për trafikimin e kanabisit drejt Italisë,

ndaj dhe ka kryer një kontroll të hollësishëm në automjetin më targa të Tiranës duke bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotikedhe shoqërimin në polici të drejtuesit të mjetit, emri i të c ilit nuk bëhët i ditur nga policia.

Pak ditë më parë një kamion që transportonte 107 kg kanabis u ndalua në portin e Durrësit ndërsa u ndalua drejtuesi I tij Bardhyl Dumi, 45 vjeç nga Tirana.