Selami, Bashës: Për nga koha dhe
mundësitë nuk mbetesh pas Enverit

Selami, Bashës: Për nga koha dhe<br />mundësitë nuk mbetesh pas Enverit<br>
Kriza në Partinë Demokratike duket se nuk do të përfundojë edhe për disa kohë. Zërat kundër kryetarit të PD, Lulzim Bashës janë të shumtë dhe sulmet e tyre ndaj tij janë të shpeshta.

Këtë herë është ish-kandidati për kryetar të PD, Eduart Selami, i cili ka reaguar me anë të një shkrimi në Twitter pas fjalimit të Bashës në parlament, i cili foli për vrasjen e deputetëve opozitarë nga regjimi i diktatorit Hoxha, 70 vjet më parë.

Në reagimin e tij në Twitter, Selami e krahasoi eleminimin e deputetëve opozitarë të atij regjimi me largimet që ka bërë Basha nga partia që kryeson. Selami nuk hezitoi ta quantë Bashën si të njëjtë me diktatorin Hoxha duke u shprehur se për nga koha dhe mundësitë ai nuk mbetet pas.

Partia Demokratike është në një krizë që e ka prekur që pas largimeve që bëri kryerati saj, Basha, që nga ajo kohë zërat kritikë dhe sulmet ndaj tij nuk janë ndalur.

selami
Redaksia Online

a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe