Këngëtari i njohur nga Struga, Selami Kolonja është shokuar pas qëndrimit njëditor në Delvinë..

Pasi e ka parkuar makinën e tij ai së bashku me familjen është drejtuar për tek vendi i quajtur ''Syri i kaltërt''.

Aty ka qëndruar për një orë dhe kur është kthyer tek makina ku e ka pas të parkuar në një vend publik është shokuar nga ajo që ka parë. 

''Të dashur miq ! Dje isha me familjen time tek " syri i kaltër (për rreth një orë) s'kishim qënë ndonjëherë më parë dhe u kënaqëm shumë me bukuritë e natyrës mahnitëse që Zoti e ka falur ! Por kur u këthyem tek vetura të cilën e kisha parkuar në vend publik e kishin thyer xhamin dhe kishin marre sendet tona personale ! U tronditëm shumë nga ky akt i shëmtuar ( e sidomos e vogla ime Majsela ) Lajmëruam policinë e Delvinës të cilën e pritëm për rreth 1 orë e gjysëm dhe nuk erdhi në vendin e ngjarjes ! Ky reagim që po bëj i dedikohet të gjithë atyre që kan në plan që të shkojnë në at vend të bëjnë kujdes me mekinat dhe me sendet personale në të kundërtën do ta pësojnë nga vjedhësit e ndyrë dhe pa mëshirë !!!'', kështu thuhet në reagimin e këngëtarit i cili së bashku me fotot e vendngjarjes ka reaguar përmes profilit të tij në "Facebook".
makina e selamiut
makina e selamiut
makina e selamiut

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)