Diplomatët shqiptarë po paguhen më pak se një shofer në vendet ku shërbjenë si përfaqësues të Shqipërisë. Ky është shqetësimi që ngriti dje deputeti demokrat Eduard Selami gjatë diskutimit nen për nen të buxhetit të Ministrisë së Jashtme, në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme. Sekretarti i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, pranoi vlerësimin e ulët financiar të ambasadorëve, por kërkoi që si pjesë e pagës së tyre të llogariten edhe shpenzimet e paguara logjistike. Buxheti për këtë ministri ka një rritje prej 134 milion lekësh. Komisioni miratoi nen për nen buxhetin për 2016-ën.
/Shqiptarja.com












