Selanik, banda shqiptare nuk
kursen as konsullin gjerman

Selanik, banda shqiptare nuk<br />kursen as konsullin gjerman
SELANIK - Konsulli gjerman në Selanik ka rënë pre e një bande shqiptarësh, të specializuar për vjedhje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në datën 19 shtator, ndërsa policia greke ka arrestuar ditën e djeshme dy shqiptarë. Sipas policisë, dy hajdutët kanë hyrë në shpinë e Dr. Voss Ingo Von, i cili bashkë me gruan e tij ishin duke fjetur. Ata e kanë vënë re vjedhjen vetëm në mëngjes.
 
Vjedhja u krye në lagjen luksoze ku jeton konsulli gjerman dhe pasi kanë hapur një derë kanë hyrë brenda. Kur konsulli bashkë me bashkëshorten janë ngritur në mëngjes, kanë vënë re se u ishin grabitur, para, celular, pajisje elektronike dhe disa stoli, shkruan gazeta greke “Espresso”. Menjëherë çifti ka ka njoftuar policinë. Gjashtë pas ngjarjes, pas hetimeve të gjera, policia ka arrestuar dy shqiptarët ndërsa është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve.
 
Policia greke ka bërë të ditur se, grupi i shqiptarëve që vepronte në Selanik prej vitesh kishte vënë në shënjestër të tij, banesat luksoze të biznesmenëve të zonës apo dhe personave të njohur. Që nga viti 2009, ata dyshohet se kanë vjedhur 53 shtëpi.  
 
Ata kanë vjedhur 23 makina luksoze, bizhuteri, pajisje elektronike. Sipas llogaritjeve të policisë, deri më tani ata kanë arritur një fitim prej 412.000 € . Polici thotë se, 12 makina janë sjellë në Shqipëri ku janë shitur për 500 euro, ndërsa 11 makina janë gjetur. 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania