SELANIK - Pas nje hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me prokurorinë dhe policinë e Selanikut, është bërë i mundur sekuestrimi i 240 kg lëndë narkotike canabis sativa si dhe janë vënë në pranga 7 persona, në Selanik të Greqisë.
Kështu në pranga në territorin grek kanë rënë shtetasit shqiptarë E.Kabashi, dhe J. Bedolllari si dhe shtetasi grek G.Miysidis. Ndërsa në Shqipëri janë arrestuar shtetasit G. Dervishi, E.Prifti, E. Jauri dhe F.Demaj. Arrestimi i tyre erdhi pasi në automjetin me të cilin ata po udhëtonin u gjet lënda narkotike.
Mësohet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Greqinë. Ndërkaq efektivët e policisë po zbulojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com