SELANIK - Minierat e arit janë mallkimi i kombeve. Në shtëpitë e fshatit Megali Panagia, në veri të Greqisë grafitet dëshmojë ndarjen e thellë të shkaktuar në këtë konunitet nga një projekt minerar i kundërshtuar.
Projekti i ndërmarrë në vitin 2011 par "Hellenic Gold", filial i grupit kanadez "Eldorado Gold", ngjalli kundërshtimin e shoqërive dhe të banorëve që protestojnë kundër pasojave që do të ketë miniera në mjedisin e Kalkidhikisë, një rajon i pyllëzuar dhe turistik.
Ky projekt ka ndarë banorët e Kalkidhikisë duke krijuar gjithashtu ndarje të thella edhe mes anëtarëve nga e njëjta familje.
Në Megali Panagia, prej shumë vitesh vazhdon vandalizmi kundër dyqaneve dhe makinave, me mënyrën sy për sy e dhëmb për dhëmb mes grupeve rivale.
Deri tani, pjesa më e madhe e manifestimeve ishin bërë nga banorët e shqetësuar që projekti të mos shkaktonte dëme të pariparueshme në gadishullin e bukur të pyllëzuar, një prej rajoneve më turistike të Greqisë.
Por, me ardhjen pushtet në muajin janar të qeverisë së majtë radikale, edhe vetë ajo kundër këtij investimi, ka rritur pakënaqësinë në krahun e punonjësve të "Hellas Gold" të cilët tremben për punësimin e tyre.
"Kjo është një luftë e vërtetë cilivile dhe qeveria duhet të marrë masa ta ndërpresë menjëherë këtë situatë", theksoi Yiorgos Kyritsis, prëfaqësues anti-minierës.
Këtë muaj, policisë i është dashur të shkojë në vend për të ndarë grupet në konflikt në një pyll mes fshtrave Stratoni, ku "Hellas Gold" është vendosur dhe "Ierissos", besnike e kundërshtarëve të projektit.
Qeveria e re ka shprehur hapur kundërshtimin e saj për këtë projekt, ndërkohë që ministri i Energjisë dhe Mjedisit, Panagiotis Lafazanis janë angazhuar së fundi për të përdorur të gjitha mjetet juridike të mundshme për ta ndërprerë.
Lafazanis akuzoi gjithahstu ndërmarrjen se po vepronte si një shtet brenda shteteti dhe se po nxit personelin në dhunë.
"Askush nuk mund të shantazhojë qeverinë ... Greqia nuk është një Republikë bananesh", shtoi Lafazanis në një komunikatë.
"Në Ierissos, familjet e minatorëve që banojnë atje jetojnë në terror", theksoi përfaqësuesi i tyre sindikal, Christos Zafeiroudas.
"Rreziku është, se kjo urrejtje po shtrihet te fëmijët në shkolla. Ndoshta kompania "Hellas Gold" do të largohet një ditë, ne do të jemi gjithmonë aty", shtoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com