Është përfolur shumë në media për rikthimin e këngëtares Selena Gomez në krahët e Justin Bieber, pasi ky i fundit postoi një foto në rrjetin social Twitter, ku shiheshin së bashku.

Por këto mbeten thjesht spekulime, pasi ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka mohuar diçka të tillë. “Absolutisht jo, Unë nuk jam rikthyer me Justin”, ka thënë këngëtarja gjatë një interviste për radion “Boston Kiss 108”.

selena gomez

Më tej ajo e përkufizoi marëdhënien e saj me kanadezin Bieber si të çmendur dhe intensive.

Gomez ka bërë të ditur një tjetër lajm duke postuar dhe një foto në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se mamaja e saj pret një fëmijë. 20 vjeçarja e ka pritur mjaft mirë këtë gjë duke u shprehur mjaft e ngazëllyer.

selena gomez
(Selena Gomez dhe mamaja e saj shtatzënë)

Gjatë intervistës së saj Selena nuk la pa përmendur turin e saj muzikor, i cili pritet të fillojë së shpejti dhe albumin veror “Star Dance”.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar klipin “Come and get it”, i cili është pritur mjaft mirë nga fansat.

selena gomez
(Fotja e publikuar në muajin Prill, ku këngëtarët shfaqen së bashku)

Në këtë klip, Selena vjen më seksi dhe provokuese se çdo herë tjetër.

(b.t/shqiptarja.com)