Ajo është dukur si një sirenë, veshur me rrobe banje dhe disa veshje të tjera me ngjyra pranverore në stilin e viteve 60-të.

20 vjeçarja është shfaqur mjaft seksi dhe ka ekspozuar format e saj të tonifikuara ditën e hënë në shkretëtirën Kaliforniane, ku ka bërë regjistrimet pë videon e re.
Selena, e cila së fundmi është komentuar për rolin e saj në filmin “Spring Breakers”, tanimë po i përkushtohet karrierës së saj muzikore.

Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë projekt të ri dhe ka shkruajtur në rrjetin social Twitter:- “Kush është gati për një album të ri? Të gjitha këngët e reja do të jenë të përfshira në një album që vjen së shpejti”.

Edhe pse e re në moshë Selena i ka hyrë fuqishëm fushës së muzikës dhe asaj kinematografike, ku numëron disa role që në moshë më të vogël.
(b.t/shqiptarja.com)
