Gjatë ditës së sotme, policia është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç.

Shtetasi banonte i vetëm në banesë.

Trupi i tij do të transportohet për në morg për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

s.k/Shqiptarja.com