"Ish komunist; po rikthen 'fantazmat' e vitit 1997; tub oksigjeni i Ramës; shoqërohet me baronë droge; themelues i një organizate anti-amerikane; llum i shoqërisë, llum i PD-së; humbës; pa erëz, pa burrëri; Problemi i PD dhe Shqipërisë; nisi karrierën me 2 tesera, po e mbyll me 'non grata'".

Nëse dikujt që prej 4 muajsh nuk lexon asnjë lajm për atë që ka ndodhur në Shqipëri dhe i thuhej se fjalët e mësipërme i ka thënë Lulzim Basha për Sali Berishën do të 'rikthehej në koma'. Por në fakt është e vërtetë. Lulzim Basha sot e lëshoi të gjithë arsenalin e tij kundër ish 'babait të tij politik'.

Gjatë 'pushtimit' që Berisha i bëri me karshillëk Selisë së partisë, kryetari i Partisë Demokratike vijoi pa ndërprerë mbledhjen me grupin parlamentar, dhe pasi ish-kryetari vendosi që t'ia 'lironte' mediat e mori ai mikrofonin 'blu'.

'Nuk ramë në këto provokim të trashë pasi për ne e para është Shqipëria. Kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si fitimtar. Ai ka treguar që humbja e tij është pa kthim, është rruga që ai ka zgjedhur. Sali Berisha ka treguar sot se është një burracak që si një ish-komunist i vjetër kërkon të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e tij', tha Basha, duke komentuar mësymjen e një pjesë të mirë të partisë së tij.  

Basha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

Kreu i PD bëri edhe një paralajmërim shumë të fortë, duke thënë se do të ketë 'Non Grata' të tjerë nga 'dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bemudës', duke ju referuar Ilir Metës dhe Edi Ramës.

 

VIDEO E PLOTË- Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlametar të PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
'Zgjedhim të ardhmen' Basha publikon sloganin e Kuvendit të 18 dhjetorit! Do mbahet tek Pallati i Kongreseve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 18 dhjetor, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Kryedemokrati ka publikuar ku ka bërë publike dhe sloganin me të cilin do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar “Zgjedhim të ardhmen”.

Ky Kuvend vjen një javë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

 

Ora 18:05
Basha: Agron Kuliçaj kërcënoi një deputet që të mos vinte në Këshill Kombëtar! Reagon ish zv/drejtori i Policisë: Ndjej neveri

 

I pyetur nëse do të marrë masa ndaj deputetëve që i janë bashkuar lëvizjes së Sali Berishës, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendimet do të merren në momentin e duhur sepse ka edhe kërcënime. Ai akuzoi për këtë ish-zv/drejtorin e Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj. 

"Agron Kuliçaj mori në telefon 5 herë dhe e kërcënoi që të mos shkonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar", tha Basha.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kuliçajt. Sipas tij ai nuk ka komunikuar me asnjë deputet dhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë ai fton deputetët që ti bëjnë publike bisedat.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozit Basha ka humbur besimin e demokratëve, perdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton”, ka thënë Kuliçaj. 

Ora 17:56
Meta apo Rama? Basha: Shumë shpejt edhe dy brinjët e tjera të 'Trekëndëshit të Bermudës' do shpallen 'non grata'

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se edhe 'dy brinjët e tjera të Trekëndsisht të Bemudës', duke ju referuar Ilir Metës dhe Edi Ramës do të shpallen non grata nga SHBA-të.

'Me Sali Berishën po konkurrojnë dy brinjët e tjera të trekëndëshit Bermudës. Shumë shpejt me sa di unë edhe të tjerët do të shpallen non grata. Mesa shpresoj unë, se mesa di është fjalë e madhe. Këta të tre mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, ja ka kaluar Sali Berisha. Përveçse rrëzimit të këtij trekëndëshi, nuk ka intereson më gjë tjetër. Jam i sigurt që është fillimi dhe vetëm fillimi.'-tha Basha.

Ora 17:51
Basha: Berisha 'mësyu' në seli i shoqëruar nga baronë droge! I frikësuar nga 18 dhjetori

1639412161_BASHA.jpg

'Trekëndëshi i Bermudës' e ka ankth drejtësinë shqiptare. Sali Berisha erdhi dhe mësyi në Selinë e PD-së i shoqëruar nga baronë të drogës.

Këto dhe akuza të tjera të forta bëri Basha në komunikimin me mediat. Ai tha se ai asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së.

“Nuk na ndal asnjë lloj force apo personat që kishte ardhur, njerëz kriminal që i njeh gjithë Tiranë, baron të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë nuk mund t’i imponohet PD-së. Sali Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane dhe ka ndër mend të thyerje traditën ku deri më sot nuk ka ekzistuar një e tillë. Pa amerikanët nuk do të arrinin dot as të kthenim mbrapsht gjenocidin e Kosovë dhe as të futeshim në NATO. Pa ta nuk do të arrinin marrëveshjen e Ohrit. Pa SHBA dhe BE, përfshirë edhe Britaninë e Madhe ky Komb do të kishte fat ndryshe. Shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën dhe kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ne bashkohemi. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Vetëm ai e ka frikë”, tha Basha.

Ora 17:37
Janë ndërruar bravat në selinë e PD-së? Basha: Unë nuk di që t'i rregulloj

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur edhe në lidhje me akuzat se janë ndërruar bravat brenda zyrave të PD-së.

'Nuk merret kryetari me bravat! Unë s'di të rregulloj asnjë bravë!'- tha Basha.

Ora 17:24
Njerëz me armë brenda selisë së PD-së? Përgjigjet me ironi Basha: Po, ishte Tabaku e Zhupa me mitraloz

Lulzim Basha është përgjigjur me ironi ndaj akuzave të grupit të Rithemelimit se brena selisë kishte njerëz të armatosur.

'Po, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallshnikovë, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në prani të një mortaje të kalibrit të rëndë.  Flutura Açka pistoletë me silenciator.’- tha Basha.

Ora 17:23
Basha: Ku e gjen guximin Agron Kuliçi të telefonojë anëtarët e PD-së që mos të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar, i kemi me prova

Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha tha se banditë kanë marrë në telefon anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që mos të marrin pjesë në mbledhje.

'Ku e gjejnë guximin të kërcënojnë. Ku e gjen Agron Kuliçi ta bëjë këtë. E të tjerë horra e banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela? Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. I kemi të dokumentuara këto. Këta kanë probleme. Çfarë frike kishte dje që i çonte sms , apo që deklaronte që diktatori i Basha detyron të votojnë kundër. Ai e di që është pakicë absolute. Është i vetëm dhe është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Kur u bë arena e hajnisë në arena e lirisë. Kush i tha arena e hajnisë unë apo Saliu. Sigurisht unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushtonte e gjithë ajo regjizure. Ai e di mirë që shumica e demokratëve kanë qëndruar të heshtur. Ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve që jemi të gatshëm, të pastruar nga barra e së shkuar, e zyrtarëve të korruptuar. E di se shumica është me PD dhe jo me organizatën e tij anti-amerikane. Hallin e tij me SHBA nuk do ta marrë përsipër PD. Ai nuk di ç’të bëjë. Nuk e ndihmoj më dot dhe t’ju them edhe një gjë tjetër as nuk dua të ndihmojë më dot pas 16 vitesh”, -tha Basha

Ora 17:17
Berisha e akuzoi se u ka marrë kartat anëtarëve, habitet Basha: Kam harruar se ku kam kartën time!

Lulzim Basha tha nga selia blu se kryetari i PD-së, nuk merret me kartat e anëtarëve. Duke ju përgjigjur akuzave të Sali Berishës se u ka marrë kartat anëtarëve, Basha u shpreh se çdo anëtar identifikohet edhe me kartë identiteti.

'Unë u kam marrë kartat anëtarëve dhe s'u kam dhënë kartat? Shiko kryetari i PD-së nuk merret me kartat. Tani që ma kujtove duhet të kujtoj se ku e kam kartën time. Çdo anëtar identifikohet edhe me kartën e identitetit. Unë kam votuar me pasaportë dje.'- tha Basha.

Ora 17:09
Basha ka një mesazh për Berishën, Ramën dhe Metën

 

Në konferencën për mediat nga Selia e PD, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur një mesazh përveç Berishës, edhe për Ramën dhe Ilir Metën, duke iu referuar si pjesët e 'Trekëndëshit të Bermudës'.

"Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë në të gjithë Frontin! Edi Ramës i them se na ke pasur përballë dhe do të na kesh përballë deri ditën e fundit. Do të vazhdojmë me të gjitha format e aksionit opozitar. Sali Berishës i them: me gjithë shfokusimin e energjive tëv demokratëve me tragji-komedinë tënde, nuk ia ke dalë përveçse të bëhesh qesharak në një moment kur duhej të dilje mënjanë. Pjesëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës, oligarkisë politiko-ekonomike i them që nuk keni asnjë shans ta vazhdoni ta mbani Shqipërinë në këtë situatë. Kjo statusquo do të marrëve. Ne kemi në krah aspiratat e çdo shqiptari dhe nuk ka forcë që na ndal. Një nga një brinjët do t'ju bien. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij", tha Basha.

Ora 17:07
Basha i ashpër me Berishën: Po kthen fantazmën e '97 që dogji Shqipërinë

Lulzim Basha ka folur me akuza të ashpra ndaj Sali Berishës, për të cilin thotë se po shfaqet si një fantazmë e së kaluarës. Sipas tij ai bëri shumë që të harrohej '97, por po rishfaqet sërish.

'Sali Berisha është sot problemi i PD-së, ai është pakica e dëshpëruar dhe si pakicë e dëshpëruar as sot nuk do ketë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve të cilët janë të vendosur që të shkojnë para dhe të lënë pas të shkuarën. Trekëndëshi i Bermudës e ka mbajt peng 31 vjet Shqipërinë. Ndaj nervoziteti i Sali Berishës po vjen duke u shtruar. Koha na mbaron të gjithëve ne, dhe dikush i madh në moshë, vjen e koritet. Në veri ka një shprehje 'Burri ka kohë me u korit'. Më vjen keq është koritur e shfaqet si një fantazmë e së kaluarës. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti.' -tha Basha.

Ora 16:57
Basha akuza mbështetësve të Berishës: Janë llumi i PD-së, erdhën me pantallona të grisura në 2005 e sot janë multimilionerë

Lulzim Basha tha se përkrahësit e Berishës janë llumi i Partisë Demokratike. Ai shtoi se ato që kanë ardhur sot në selinë e PD-së, ishin banditë apo njerëz që kanë ardhur më pantallona të grisura në 2005 e janë bërë multimilionerë. Basha tha se Berisha i trembet kuvendit të 18 dhjetorit

'Kishte ardhur me banditë, me precedentë penal, njerëz që kanë ardhur në pantallona të grisura në 2005 e sot janë multimilionerë, asnjë forcë nuk mund ti imponohet PD-së, e cila do të vazhdojë të mbrojë këtë parti. Sali Berisha ka themeluar një forcë anti-amerikane. Ato janë llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tashme i vetëpastruar me vullnet të plotë. Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha me gënjeshtrat e tij dhe më fyerjet e tij. Ju stërmundoi edhe juve punonjës të medias, ajo nuk ka lidhje me PD, ajo që mbuluat. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. të gjithë po presim të japim një përgjigje të qartë e të prerë të së shkuarës. ne e dimë, e njohim, rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull, këtë shoqëri, ne do ta bëjmë të gjithë së bashku. vetëm ai e ka frikës, askush tjetër.'- tha Basha.

Ora 16:51
Basha: Berisha, një 'non grata' mendon ta bëjë partinë një batalion me 'non grata'! Ne kemi mbështetjen e SHBA

 

"Një 'non grata' mendon ta bëjë partinë një batalion me 'non grata'". Kështu e cilëson Lulzim Basha Sali Berishën dhe lëvizjen e tij. Për kreun e PD ai ka mbështetjen e SHBA dhe me këtë mbështetje do të vijnë në pushtet.

"Një 'non grata' mendon se do të bëjë me partinë një batalion me 'non grata' Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi e Edi Ramës. Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë do të shtrojnë një vakt në ditë, në vend që të merremi me hallet e shqiptarëve. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare", tha Basha.

Ora 16:49
Basha me tone të ashpra: Ish-komunisti Berisha dha sot një spektakël të shëmtuar! U ka thyer dhëmbët çdo ish-kryetari të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike më një gjuhë të ashpër e ka cilësuar futjen e Sali Berishës në selinë e PD-së, si një masakër të shëmtuar, ndërsa e quan atë ish-komunist.

'Ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD, apo ti kthej ato non grata, ky ishte një spektakël i shëmuar i të kaluarës, shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Ne ja kemi dalë të shkëputemi nga gënjeshtrat dhe falsifikimet. Nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së, pa i rrahur apo pa i thyer dhëmbët. E sotmja është një ndarje e qartë nga e kaluara. Po mbivendos hallin e tij personal, në këtë betejë më SHBA. PD thehu për herë të parë standardin e vendosur, unë u mjaftova vetëm me pezullimin e PD-së. Pezullimi është bërë në një moment paqartësie me veten time, por sot është krejtësisht e qartë.'- tha Basha.