Selia e PSD, Gjykata liron 3 policët
privatë: Arrestimi i paligjshëm

Selia e PSD, Gjykata liron 3 policët<br />privatë: Arrestimi i paligjshëm
TIRANE -Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës e cilëson të paligjshëm arrestimin e 3 efektivëve të policisë private,”Aulona"  të cilët u arrestuan më 29 tetor 2013,  pas përplasjes fizikive me policinë e shtetit në hyrje të selisë së PSD.

Përmbaruesit privatë kishin shkuar në një aksion për lirimin e ambienteve të kësaj godine, në bazë të një vendimi të Entit Rregullator të Banesave. Policia e shtetit i arrestoi duke i akuzuar se kundërshtuan punonjësit e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë dhe ata të grupit të gatshëm të ndërhyrjes operacionale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë.

Tre të arrestuarit, banues në Tiranë, dhe me detyrë punonjës shërbimi pranë Shqërisë së Ruajtjes dhe Sigurisë Publike “AULONA POL, Pladomen Popa, 25 vjeç, Denis Doçi, 33 vjeç, dhe Edmond Sala, 27 vjeç
ishin sot paradite në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura avokati i policëve privatë e cilësoi arrestimin e klientëve të tij të paligjshëm dhe kërkoi lirimin e tyre, pasi nuk kanë bërë asnjë shkelje. Madje policia private "Aulona " do i bëjë kallzim penal policisë së shtetit .

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi është shprehur se ish-pronarët pretendojnë të marrin godinën me dokumente të falsifikuara. Ai akuzoi se "Përmbarimi Privat është bandë e ish-qeveritare".

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut