Selimi këshillon AAK-në të mos hyjë në qeveri me PDK-në

Selimi këshillon AAK-në të mos hyjë në qeveri me PDK-në
Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi nga Vetëvendosje e ka porositur bashkëluftëtarin e tij nga ditët e para të luftës, Daut Haradinajn që AAK-ja mos të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Edhe pse dikur Selimi e Haradinaj punonin bashkë në AAK, ata tashmë i kanë ndarë rrugët politike, por jo edhe shoqërinë. Selimi nga perspektiva e Vetëvendosjes, aty ku është aktist e deputet, ka thënë se PDK dhe AAK nuk janë trashëgimtare e vetme e UÇK-së dhe se ky koalicion nuk mund të quhet qeveria UÇK.

Selimi e kundërshton dhe sygjeron AAK të mos e bëj këtë gabim që sipas tij do të ishte në dëm të Kosovës.

“Nëse AAK-ja e bënë këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë unë po ia jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim”, ka thënë Selimi.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën