Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet nga rradhët e PDK, Behar Selimi, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar FBI-së për të ndihmuar në rastin e Dino Asanaj, ka qenë e panevojshme, shkruan Ekpres.
"Ky rast nuk ka qenë edhe mjaft kompleks që të kërkohet ndihmë nga Byroja Federale e Hetuesisë, meqë rezultat e përfundimtare kanë treguar se Dino Asanaj ka bërë vetëvrasje", ka shtuar Selimi.
Ai  ka propozuar që ekspertët e FBI-së do të mund të angazhohen në kuadër të bashkëpunimit bilateral profesional mes dy prokurorive po Selimi thekson se s’ka patur nevojë për ekspertizë nga jashtë.
“Ftesa eventuale për ekspertë të FBI-së mund të ndihmojë që qytetarët t’iu besojnë përfundimeve të hetuesisë sonë, sepse për qytetarët akoma ka dilema e mëdyshje në sistemin e drejtësisë”, thotë Selimi per gazetën Ekpres.