45 kilometra larg qytetit të Rrëshenit dhe 800 metra mbi nvelin e detit ndodhet Selita. Një zonë shumë pak e njohur, por me potencial turistik.

E rrethuar nga tri bjeshkë alpine dhe 5 monumente natyrore, kjo zonë është një mundësi e mirë eksplorimi për turistët, por penalizohet nga mungesa e infrastrukturës.

"Kemi 5 monumente natyrore, shpella, kanione, gurë të mdhenj. Oferta e kësaj zone për turizmin e bardhë, është të presim turistë nga të gjitha anët e botës. Duke sjellë këtu rrugën dhe investimet për turizmin".

Investimi i nisur për rehabilitimin e rrugës së Lures ku bën pjesa dhe Selita shoqërohet projekte për zhvillimin e turizmit, por ende nuk ka përfunduar. Kryebashkiaku Albert Melyshi teksa kërkon zgjidhje ka një mesazh edhe për mirditorët e larguar.

"Kam patur takime të përshpejtohen hapat për të përfunduar rrugën, sepse do I jepte hov turizmit. Bashkia po harton projekte, sepse Mirdita mund të zhvillohet për turizmin. Ju bëj thirrje të gjithëve që janë jashtë të afrohen dhe të investojnë në vendin e tyre, bashkia do ti ndihmojë ata."

Shpopullimi ka prekur masivisht edhe fshatrat e Selitës, por me ndërtimin e rrugës ka shpresa që situata do të ndryshojë përmes zhvillimit të turizmit.