Selman Sheme boton një
tjetër libër për Çamërinë

Selman Sheme boton një<br />tjetër libër për Çamërinë
Botohet një tjetër libër për Camërinë. Shkrimtari me origjinë çame, Selman Sheme sjell një këndvështrim gjeografik dhe etno kulturor, por edhe referenca të sakta historike për Camërinë.
 
 “Çamëria, vështrim gjeo-popullativ dhe etno-kulturor” u prezantua në bibliotekën e qytetit të Fierit.  Aktiviteti u organizua nga dega e PDIU Fier dhe Shoqata "Çameria" dhe merrnin pjesë studiues e akademikë, deputeti i PDIU Omer Mamo, përfaqësues nga shoqata të ndryshme, të rinj dhe dashamirës të librit.
 
Referuesit vlerësuan punën akademike të shkrimtarit për zgjidhjen e çështjes çame.
Deputeti Omer Mamo theksoi se falë PDIU, çështja tashmë është pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare.
 
Shkrimtari Selman Sheme u shpreh se trajtimi dhe zgjidhja e çështjes Çame është detyrim, jo vetëm për politikën, por edhe i çdo shqiptari.
 
Ky është botimi i pestë i autorit për Çamërinë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin