TIRANE -Pas tre muajsh nga koha kur Policia e Tiranës dhe Bashkia u përfshinë në një konflikt sa i përket vendosjes së një semafori pranë shkollës “Harry Fulz”, i njëjti segment rrugor është bërë sërish shkak për një përplasje të re mes tyre. Televizioni A1 REPORT ka filmuar ekskluzivisht mbrëmë pas mesnate, punëtorët e Ndërrmarjes numër 1  të Bashkisë së Tiranës teksa kryenin punime në këtë të pjesë të Unazës.

Në këtë aks rruga është e ndarë me trafikndarëse dhe secila pjesë ka dy karrexhata. Konkretisht, punëtorët e bashkisë, sipas pamjeve të filmuara nga kamera e A1 REPORT hoqën trafikndarësen pikërisht në vendin ku muaj më parë u tentua të ndërtohej një semafor. Sipas policisë së Tiranës, blutë e komisariatit numër 3 të kryeqytetit kanë ndërprerë punimet pasi nuk ka pasur leje nga ana e Bashkisë.

Por e kontaktuar nga A1 REPORT, Bashkia Tiranë thotë se punimet po kryhen pasi Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë për ndërhyrjen në këtë aks rrugor. Po ashtu, Bashkia e Tiranës tha për A1 REPORT se punëtorët kanë hequr trafikndarësen pasi kishte mbetur e dëmtuar nga koha kur nisën për herë të parë punimet për ngritjen e semaforit, në muajin gusht. Me heqjen e trafikandarëses, tha Bashkia e Tiranës, do të asfaltohet pjesa e dëmtuar.

Por me asflatimin e këtij aksi në vendin ku ka qenë trafikandarësja, i hapet rrugë krijimit të një kryqëzimi, për të mundësuar kalimin e makinave nga njëri aks i rrugës në tjetrin. Ky ishte edhe një nga qëllimet që Bashkia e Tiranës ngulmoi të ndërtonte semaforin në këtë pjesë.

Sipas bluve të komisariatit numër 3 punëtorët e Ndërrmarjes numër 1 të Bashkisë së Tiranës, nuk janë shoqëruar, por janë penguar të vazhdojnë më tej punimet.
 
Pak kohë më parë po në të njëjtin segment rrugor Policia dhe Bashkia u përplasën për ndërtimin e një semafori, por asokohe punimet u ndërprenë dhe në polici u shoqëruan 5 punëtorë.

Madje Policia e Tiranës dorëzoi kallëzim penal ndaj drejtuesve të bashkisë së kryeqytetit dhe punëtorëve të cilët sipas policisë nuk respektuan urdhërat për të ndërprerë punimet si dhe prenë pemët dekorative dhe dëmtuan trotuarin e rrugës, në punimet që ata nisën për vendosjen e semaforit në aksin rrugor "Asim Vokshi". Sipas policisë, semafori që donte të ngritne Bashkia është i paligjshëm dhe pengon qarkullimin e mjeteve, pasi në kryqëzimin që ndodhet vetëm 10 metra më tutje ka një semafor tjetër.

Këtë mëngjes Bashkia e Tiranës tha për A1 REPORT se Gjykata Administrative ka marrë vendim në favor të Bashkisë duke i hapur rrugë punimeve në këtë aks

punimet te harry fultz me logo
punimet te harry fultz me logo

Ne foto: Makina e Policise pikerisht ne pjesen ku eshte hequr trafikndaresja nga punonjesit e Bashkise se Tiranes

punimet te harry fultz me logo
FOTO të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)