Sëmundja e rrallë reumatologjike
si u trajtua pacienti te Spitali Hygeia

Sëmundja e rrallë reumatologjike<br />si u trajtua pacienti te Spitali Hygeia
Një paciente 72-vjeçare nga Kosova u paraqit pranë Departamentit të Patologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë me ankesa si kollë e thatë me natyrë astmatike, lodhje e theksuar, dhimbje koke, bezdi nga drita, dhimbje dhe lotim i syrit të majtë, ndjesi miza-miza në duar dhe në këmbë, rënie në peshë, mungesë oreksi, humbje kujtese dhe dhimbje barku.

Pacientja kishte rreth gjashtë vite me këto ankesa dhe gjatë këtyre viteve ishte shtruar disa herë në spitale të ndryshme, pa arritur të kishte një diagnozë apo mjekim të saktë, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore sa vinte e përkeqësohej.

Ajo që në spitalet e tjerë nuk u zbulua, u diagnostikua falë profesionalizimit, përkushtimit, teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore, por - më e rëndësishmja - punës shkencore në grup të mjekëve specialistë të Spitalit Hygeia Tiranë. Në sajë të tyre, u bë i mundur diagnostikimi i saktë i kësaj sëmundjeje dhe, më pas, trajtimi efikas i pacientes. Aftësia dhe përkushtimi i tyre profesional i shpëtuan asaj jetën. Aktualisht pacientja gëzon shëndet të mirë dhe vazhdon të marrë rregullisht terapinë pranë Spitalit Hygeia Tiranë, e ndjekur në mënyrë rigoroze nga mjekja reumatologe e tij.

Në momentin e paraqitjes në Spitalin Hygeia Tiranë pacientja ju nënshtrua një konsulte të specializuar nga stafi i mjekëve të Patologjisë dhe, pasi iu nënshtrua një serie analizash dhe ekzaminimesh mjekësore, rezultoi sa më poshtë. Nga analizat laboratorike u konstatua rritje e qelizave të gjakut të quajtura eozinofile, anemi, rritje e azotemisë (dëmtim i veshkave), si dhe teste reumatizmale pozitive për vaskulitin. Kurse nga ekzaminimet imazherike rezultoi dëmtim i vazave të vogla të trurit dhe nervave periferikë, prekje e të dy mushkërive me vatra të shumta inflamacioni.

Nga mielograma (materiali i marrë nga palca e kockës) u përjashtuan sëmundjet hematologjike (sëmundjet e gjakut).

Pasi u morën të gjitha rezultatet e ekzaminimeve imazherike dhe analizave laboratorike, mjekët, në një konsultë të përbashkët, arritën në konkluzionin se pacientja vuante nga sëmundja e Vaskulitit (inflamacion i enëve të gjakut) Churg-Strauss ose Granulomatoza eosinofilike. Menjëherë pas diagnostikimit, pacientes ju fillua mjekimi dhe gjendja e saj shëndetësore filloi të përmirësohej dhe ajo vazhdon te ndiqet nen kujdesin e mjeket e Departamentit te Rehumatologjise te ketij Spitali,

pacienti hygea

Po çfarë është sëmundja e Vaskulitit Churg-Strauss?

Sëmundjet reumatologjike përfshijnë një gamë të gjërë sëmundjesh, të cilat ndahen në artropatite inflamatore, sëmundjet e indit lidhor, vaskulitet, sëmundjet e kërcit dhe metabolizmit kockor, si dhe

sëmundjet e dhimbjeve regjionale dhe të gjeneralizuara. Disa prej këtyre sëmundjeve, si vaskulitet, kategorizohen si sëmundje të rralla; numërohen rreth 0-4 raste në 1 milion të prekur në botë nga kjo sëmundje.

Vaskuliti Churg-Strauss, i cili ka marrë këtë emër për nder të dy mjekëve që e zbuluan, është një sëmundje shumë e rrallë e enëve të gjakut. Numërohen rreth 0-4 raste për 1 milion banorë. Grupmoshat e prekura janë 17-85 vjeç; më shumë raste ka sidomos në moshat 45-50 vjeç, duke prekur njësoj si meshkujt, ashtu edhe femrat. Ky lloj vaskuliti është vaskuliti më i rrallë në grupin e vaskuliteve ANCA pozitive.

Kjo sëmundje shoqërohet me shenja të përgjithshme të tilla si dobësi e theksuar trupore, dhimbje barku, temperaturë jo shumë e lartë që zgjat me ditë, dhimbje e muskujve dhe kyçeve, si dhe shfaqje e njollave të kuqe në lëkurë. Ndërkohë, shenja më specifike të saj janë astma dhe/ose rhiniti alergjik që fillojnë në moshë të madhe, eozinofilet e rritura në gjak, sinuzitet, prekja e mushkërive, si dhe prekja e sistemit nervor. Në raste të rralla kjo sëmundje mund të prekë edhe veshkat dhe zemrën.

Dr.Blerina Dhamo

Departamenti I Rehumatologjisë/Spitali Hygeia Tiranë

Tel: 00355 4 23 90 000

mjekia
  Blerina Dhamo

hygea

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike