Sëmundjet e gjakut 200
pacientë nevojë për transplant

Sëmundjet e gjakut 200<br />pacientë nevojë për transplant
TIRANE- Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e gjakut në vendin tonë vazhdon të rritet dita ditës. Problem kryesor nuk janë shtimi i pacientëve, por trajtimi dhe kurimi deri në fund i tyre. Sipas mjekut Arben Ivanaj, hematolog në QSUT, situata në spitalet tona për trajtimin e këtyre pacienteve është kritike dhe ka nevoja emergjente për ndërhyrje të reja.

“Nuk është problem parash, kostoja nga A deri te Zh e një të sëmuri që duhet të trajtohet me transplant nuk shkon më shumë se 35 mijë euro në Shqipëri. Problematika është se nuk mbyllet cikli i mjekimit dhe në këtë kuptim mbyllja e saj është e rëndësishme.

Nuk është problemi se mungojnë ilaçet. Duhet të mbyllet cikli dhe ky i fundit është i gjatë dhe mbyllja e tij bëhet me transplantin. Përderisa transplanti nuk bëhet në Shqipëri kjo do të thotë se cikli i mjekimit nuk mbyllet”, ka treguar mjeku hematolog. Sipas tij, janë një sërë sëmundjesh të cilat e kanë të nevojshme kryerjen e transplantim të palcës kurrizore. “Ne kemi 120 raste me limfoma të reja në vit,nga të cilat rreth 60 përfitojnë nga transplanti.

Ne kemi afërsisht 100 glaukoza akute në vit prej të cilave rreth 70 përfitojnë nga transplanti”, tha Arben Ivanaj. Në vit në shërbimin e Hematologjisë në QSUT, sipas Ivanaj paraqiten 200 raste me sëmundje gjaku. Sa i përket shtimit të rasteve për mjekët janë një sërë faktorësh të cilët ndikojnë, duke filluar nga genetikë e deri ata të jashtëm.

Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak