Sëmundjet e zemrës, Goda:
Të rrezikuar edhe 40 vjeçarët

Sëmundjet e zemrës, Goda:<br />Të rrezikuar edhe 40 vjeçarët
TIRANE- Mosha 40 vjeçare është edhe periudha kur çdo person duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë zemrës. Sipas specialistëve të kardiologjisë, kjo është periudha kur nisin problemet e para si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Ky fakt është bërë i ditur nga shefi i Shërbimit të Hemodinamikës në QSUT, Prof.Dr.Artan Goda i cili ka dhënë edhe alarmin mbi të prekurit, ku më së shumti dominojmë meshkujt. “Të dhënat tregojnë se në Shqipëri një në dy meshkuj është i predispozuar për t’u prekur nga këto sëmundje ndërsa për femrat raporti është në tre femra, një është e riskuar. Sëmundjet koronare quhen në shumicën e rasteve si sëmundje të heshtura, për shkak se goditjet janë pa dhimbje në zemër” ka pohuar Goda, ndërsa tregoi se të prekurit nga këto sëmundje, janë në kufijtë nga 40 deri në 72 vjeç.

Sipas tij, shkaqet që çojnë drejt këtyre sëmundjeve janë hipertensioni, diabeti dhe obezitetit. Në rast se një person ka njërin nga këto faktor, atëherë duhet të tregojë kujdes të veçantë në shëndet, sepse është më i predispozuar për t’u prekur nga këto sëmundje. E ndërsa mjekët e njohur i bëjnë apel popullatës se ku duhet të kenë kujdes, për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, rëndësi të madhe në këtë moment ka pajisja e të gjitha spitaleve me mjekë specialistë. Sipas tij, kjo është nevojë urgjente si për qendrat shëndetësore ashtu edhe në zonat urbane. “Është realitet i pashmangshëm, i pamohueshëm tashmë se kemi mungesa të theksuara mjekësh e profesionistësh të shëndetit për një numër të gjerë specialitetesh, dhe kjo, jo vetëm në zonat rurale, por në zonat urbane. Kemi nevojë për më shumë mjekë, për më shumë kualifikim, dhe nisma që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, do ta përmirësojnë kujdesin shëndetësor në vend”, ka pohuar Beqaj gjatë takimit të organizuar me mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes në të gjithë Shqipërinë mbi leksionet që do të marrin mbi sëmundjet e arterieve koronare.

Sipas ministrit Beqaj, qeveria në prioritetet e saj ka vendosur dy sëmundjet të cilat rezultojnë më të rrezikshme. “Dua të theksoj, që në prezantimin e Programit të Qeverisë, kemi thënë midis të tjerash, se janë dy grup sëmundjesh ku do të përqendrohemi më shumë në nismat dhe projektet tona: sëmundjet kardiake e kardiovaskulare, si dhe ato tumorale. Dhe në këtë drejtim, ne u faktuam shqiptarëve dhe punonjësve të shëndetësisë shqiptare se që në muajt e parë të qeverisjes, me hapa të qartë dhe të sigurt, politikat tona janë për t’u përballur me këto çështje problematike” ka pohuar ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, hapat e marrë tregojnë edhe investimin që po bëhet tek parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm në mënyrë që të gjithë të jenë të shëndetshëm, të gjithë të jenë të barabartë. 

Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë