Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun

Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun

Foto ilustruese

A e dini se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën?

Prandaj kujdesi i duhur për të mbajtur shëndetin e zemrës nën kontroll është shumë i rëndësishëm. Rutina, stili i jetesës dhe ushqyerja e duhur janë thelbësore për të përcaktuar fatin e shumë sëmundjeve që mund të prekin trupin tuaj.

Mbani një peshë konstante
Një ndër hapat e parë për një trup të shëndetshëm është mbajtja e peshës së duhur. Pesha zakonisht është individuale për çdo njeri dhe përllogaritet në bazë të gjatësisë së personit. Sipas këshillimeve të mjekut është mirë që t’a mbani peshën trupore gjithnjë nën kontroll.

Hani shëndetëshëm
Ngrënia e shëndetëshme duke hequr dorë nga ushqimet e konservuara, yndyrnat apo sheqernat mund të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për trupit tuaj.

Mos pini cigare
Konsumimi i tepërt i cigares dëmton shumë organe të trupit duke filluar që nga mushkritë e deri tek zemra. Prandaj sigurohuni që të hiqni dorë sa më parë nga ky zakon aspak i shëndetëshëm.

Kryeni aktivitet fizik
Aktiviteti fizik shkon krah për krah me mbajtjen e peshës ideale të trupit dhe të ushqyerit shëndetshëm. Nëse jeni aktiv rregullisht promovoni shëndetin e mirë të trupit dhe mendjes tuaj.

Presioni i gjakut
Mjekët rekomandojnë të jini gjithnjë vigjilentë dhe të kujdeseni për presionin e lartë të gjakut. Për të parandaluar sëmundje si ishemia, ataku në zemër apo hipertensioni kujdesuni të mos stresoheni dhe të mos ushtroni presion mbi trupin tuaj.

Kolesteroli
Mbani kolesterolin nën kontroll duke u ushtruar dhe ushqyer shëndetshëm. Po ashtu rekomandohet të të bëni kontrolle dhe analiza periodike për të parë çfarë nuk shkon me organizmin tuaj.

Sheqeri në gjak
Sheqeri i lartë në gjak është burimi i shumë sëmundjeve, prandaj mundohuni t’i shmangni ëmbëlsirat.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë