Sëmundjet e zemrës, shtohen
rastet e të prekurve në vendin tonë

Sëmundjet e zemrës, shtohen<br />rastet e të prekurve në vendin tonë
TIRANE- Sëmundjet e zemrës zënë vendin e parë sa i përket numrit të pacientëve të prekur në vendin tonë. Ky fakt pohohet nga vetë mjekët kardiologë dhe sipas këtyre të fundit shkak për këto sëmundje janë një sërë faktorësh të cilët nisin që nga mënyra e jetesës, ushqyerja por dhe plakja e popullatës. Pavarësisht se nuk ka shifra të sakta për numrin e personave të prekur nga sëmundjet e zemrës, mjekët pohojnë se ajo që vihet re është numri i lartë i ekzaminimeve dhe operacioneve që kryejnë brenda një viti.

Nga ana tjetër mjekët pohojnë se pacientët ende nuk kanë një edukatë shëndetësore për të bërë kontrollet rutinë, ndaj edhe paraqiten tek mjeku atëherë kur vetëm ndërhyrjet intensive apo ato kirurgjike ofrohen si zgjidhje. Kjo ka bërë qe vetëm gjatë këtij viti në QSUT të kryhen 5550 koronarografi.

“Shqipëria ka ecur mjaft në vitet e fundit, janë dhjetëfishuar numrat e ndërhyrjeve. Është vështirë që t’i precizosh sepse vijnë gjithmonë duke u rritur me plakjen e popullatës, stilit të jetesës, duhanit, etj. Ne realizojmë 5.550 koronarografi në vit dhe mbi 2 mijë analiza të tjera, por për t’u renditur me vendet më të zhvilluara evropiane duhet të kemi dyfishin e tyre” ka pohuar prf. Artan Goda, shef i shërbimit të Kardiologjisë.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj theksoi se furnizimi me medikamente i QSUT këtë vit dhe investimi në pajisje ka rritur me 40% shërbimin e ofruar në kardiologji dhe kardiokirurgji. Beqaj shkoi më tej kur propozoi ngritjen e një qendre të dytë për ofrimin e këtij shërbimi. “Të marrim një angazhim të përbashkët që në dy vjet të kemi një qendër të re publike të kardiokirurgjisë. Në QSUT ne përfundojmë tani një investim prej 400 mijë dollarësh, ku kemi fuqizuar me pajisje këtë shërbim. Përfunduan procedurat e prokurimit për të marrë një angeograf të ri dhe po punohet për të blerë një tjetër për ta nxjerrë shërbimin jashtë Tiranës.

Vitin tjetër do të hapim një qendër në Shkodër”, nënvizoi Beqaj. Këto deklarata kreu i shëndetësisë i bëri gjatë një takimi ndërkombëtar për sëmundjet kardiovaksulare, në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori italian Massimo Gaiani. Ambasadori u shpreh se në këto 20 vite Italia ka ndihmuar vendin tonë në sektorin e shëndetësisë, por që ky i fundit të zhvillohet tha zoti Gaiani është e nevojshme që sektori publik të bashkëpunojë me atë privat, një model që ndiqet në Itali.
 
Specializimet, Këtë vit 18 mjekë do shkojnë për kardiologji

Mungesa e mjekëve kardiologë por edhe specialistëve për trajtimin e patologjive të tjera sjell vështirësi në ofrimin e shërbimit ndaj pacientëve. Kjo deklaratë vjen nga kreu i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili u shpreh se brenda javës që vjen përfundojnë procedurat me ministrinë e Arsimit dhe Sportit për procesin e specializimeve në mjekësi, ku gjatë këtij viti 18 kuota do të jenë vetëm për mjekë kardiologë. Ai u ka bërë apel mjekëve në këtë fushë që të ofrojnë ndihmën e tyre edhe në shërbimin që do të hapet shumë shpejt në qytetin e Shkodrës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie