Sëmundjet mendore të rrezikshme 
për jetëgjatësinë e njeriut

Sëmundjet mendore të rrezikshme <br />për jetëgjatësinë e njeriut
Sipas disa kërkuesve sëmundjet serioze mendore mund të reduktojnë jetëgjatësinë e një personi nga 7 deri në 24 vite , gjë që është më e rëndë se sa ndikimi që ka pirja e duhanit.
 
“Kemi zbuluar që shumë prej sëmundjeve mendore të diagnostikuara janë të krahasueshme me të njëjtën shkurtim jete sa pirja e 20 apo edhe më shumë cigareve në ditë.”- thotë Dr.Seena Fazel, anëtare e Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin e Oksford-it në Britani.

Sjelljet e rrezikshme janë të zakonshme te pacientët psikiatrikë, sidomos mes atyre që janë përdorues të drogës dhe alkoolit.

Gjatë kërkimeve studiuesit zbuluan se problemet mendore mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e njerëzve.

Jetëgjatësia mesatare e personave me skizofreni është 10-20 vite më e shkurtër se e njerëzve normalë, 9-20 vite më e shkurtër është jeta për personat me probleme bipolare. Për personat që vuajnë nga depresioni jetëgjatësia është 7-11 vite më e shkurtër.

Ndërsa abuzuesit me alkoolin dhe konsumatorët e dograve jetëgjatësia është 9-24 vite më pak.  

Ndërkohë që nga pirja e tepruar e duhanit jetëgjatësia mund ulet me 8-10 vite.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024