Ndikimi që kanë frutat dhe perimet në parandalimin e sëmundjeve, ka bërë që shkencëtarët e Institutit të Agrokulturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të publikojnë të dhëna se sa duhet të konsumojë çdo ditë, një fëmijë, i rritur apo dhe një i moshuar. Për fëmijët 2-3 vjeç këshillohet që të jepen në formë lëngu fruta dhe perime, minimumi 10 gramë në ditë. “Duke përdorur shtrydhëse apo gjellët pa yndyrna që gatuani.

Mund të veçoni pak lëng frutash ose lëng nga perimet e ziera që t’ua jepni fëmijëve, në mënyrë që të mos preken nga sëmundjet, si diabeti, dhimbjet e stomakut, etj kur të rriten”, - thonë studiuesit. Për fëmijët më të rritur, ata nga 4-8 vjeç, këshillohet një sasi më e madhe, 50-100 gram. Të dhënat tregojnë se për vajzat dhe djemtë mbi 9 vjeç duhet të hahet një sasi e ndryshme fruta dhe perime. Kështu një vajzë nga 9-13 vjeç duhet të konsumojë minimumi 200 gramë në ditë, ndërsa një djalë i kësaj moshe minimumi 250 gram në ditë.