ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është dërguar mesditën e së martë  me urgjencë në spital. Siç shkruajnë mediat italiane, 82-vjeçari ka pasur dhimbje të forta në veshka. Megjithatë, mësohet partia e drejtuar prej tij , "Forza Italia"  ka konfirmuar se Berluskoni do të jetë i pranishëm në akztivitetin që do të zhvillohet pasdite.

"Sapo të kryhen kontrolle, Berluskoni ka premtuar se do të jetë i pranishëm në aktivitetin e "Forza Italia" të caktuar për këtë pasdite me kandidatët për zgjedhjet evropiane", tha një zëdhënëse për "Forza Italia".

Kohët e fundit, Berluskoni ka shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Në 2016, 82-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër, por pavarësisht kësaj, ai nuk ka hequr dorë nga politika.