Në të gjitha fakultetet e vendit, me mijëra studentë prej ditësh i janë rikthyer auditorëve duke rinisur procesin mësimor. Por, një grup i vogël studentësh, gjithnjë e më i tkurrur në numër, vijojnë të bllokojnë disa auditore me qëllim anormalizmin e situatës në fakultete. “Po bëjmë diçka që ta bëjmë situatën anormale.Nëse ne i lirojmë abjentet… i lejojmë studentët të rikthehen në auditore, atëherë gjithçka kthehet në normalitet dhe nuk ka lajm”. Është pikërisht kjo sentencë, e njërit prej studentëve, i cili vazhdon të ‘protestojë’ dhe të mbajë bllokuar auditorin e fakultetit ku studion, pa asnjë qëllim, por thjesht dhe vetëm sepse nëse” gjithçka kthehet në normalitet , nuk ka lajm”-shprehet studenti.
Këto filmime mendohet se vijnë nga ambjentet e fakultetit të Drejtësisë, ku nga e-mailet e bëra publike në media, është pikërisht Argita Berisha, vajza e ish kryeministrit Berisha, e cila ka vënë ‘Veton’ në këtë fakultet duke mos lejuar zhvillimin e mësimit. Kjo video tashmë ka ‘blinduar’ të gjithë rrjetet sociale, duke u pasuar nga reagime të ashpra në rrjetet sociale nga vetë studentët, të cilët e cilësojnë të turpshëm atë që ky ‘student’ thotë.
Njëkohësisht kjo deklaratë ka nxitur ironizime therëse nga blogerët në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruajnë: “Une prape vazhdoj te qaj hallin e studenteve qe duan te mesojne dhe jane nga rrethet dhe paguajne qerara kot. Ata qe duan ta bllokojne mesimin se duan tbehen lajm dhe q* q*r* mesimit se une do ngelja gjithsesi ju kam lene allahun.”/ Lexo .al
Komente


Protestat e studenteve ishin te drejta dhe u perkrahen nga mbare populli , por te lesh ne dore te fakulteteve , keta karagjoz student , qe vetem student nuk jane eshte idiotizem .Shteti respekton azilin universitar , por kur debila si puna e ketij qe kerkon anormslitet dhe lejn pa mesim qindra student , kjo nuk eshte demokraci , por dhune ndaj universitetit, dhe policia ti nxjerr ne dhune , si ne te gjithe boten
Përgjigju