WASHINGTON - Senati i SHBA-së, të martën kishte pezulluar miratimin e ligjit të reformës, sipas të cilit duhet të përfundoj me mbledhjen masive të të dhënave nga bisedat e përgjuara telefonike të cilat janë në kontrollin e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Rezultati i votimit 58:42, nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar ligjin për lirinë e veprimit i cili kërkon 60 për qind të votave të Senatit. Ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Edward Snowden, më herët, publikut i bëri të ditur informacione në lidhje me ekzistimin e programeve për mbikëqyrjen masive dhe mbledhjen e të dhënave, duke shkaktuar zemërim në SHBA dhe në mbarë botën.
 
Programet për të cilat foli Snowden, mund të mbledhin dhe të sigurojnë informacione në lidhje me bisedat telefonike të kontrolluara, korrespondencat e e-mail-it, si dhe rrjeteve sociale.
 
Pasi informacionet e Snowdenit depërtuan në publik, pasuan një varg pakënaqësish kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa presidenti amerikan Obama urdhëroi që programet të shqyrtohen dhe sugjeroi ndërprerjen e veprimtarive të tilla në janar të vitit të ardhshëm.
 
Zbatimi i Ligjit për Lirinë e veprimit, vetëm se do ti jepte fund mbledhjes masive të të dhënave të bisedave telefonike në vend. Sipas reformës, kompanitë telefonike do ti mbajnë shumicën e të dhënave nga bisedat e regjistruara në kohëzgjatje deri në 18 muaj.
 
Agjencia e sigurisë, në këtë rast do ti parashtronte kërkesë gjykatës, për ti marrë nga kompanitë telefonike dhe ti dorëzoj në gjykatë informacionet specifike në lidhje me veprimtaritë terroriste.
 
Reformat mbështeteshin nga koalicioni dy partiak, të sponsorizuara nga Apple, Google dhe disa aktivistë të cilët mbrojnë të drejtat qytetare.
 
Megjithatë, republikanët kundërshtuan ashpër reformat. Senatori Ted Cruz, i cili ishte një nga tre republikanët që sponsorizuan ligjin për lirinë e veprimit, tha se ligji mbron të drejtën kushtetuese të privatësisë, në të njëjtën kohë përmbush nevojat e zbatimit të ligjit. "Është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar në mbrojtjen e të Drejtave", tha Cruz, duke iu referuar 10 amendamenteve të para të Kushtetutës së SHBA.
 
"Ky legjislacion mbron të drejtën kushtetuese për të ruajtur privatësinë e amendamentit IV, derisa njëkohësisht përmban instrumente të rëndësishme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit," tha senatori.
 
Senatori republikan Mitch McConnell, i cili duhet të marrë përsipër kryesimin e Senatit në janar, tha se programi i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, është një instrument i rëndësishëm në luftën kundër grupeve terroriste.
 
"Ky është momenti më i keq i mundshëm që të na lidhin duart," tha McConnell, duke iu referuar organizatës terroriste, ISIL, para se të filloj votimi në Senat.
"Në asnjë mënyrë, nuk duhet të bëjmë diçka që përkeqëson situatën. Pikërisht, miratimi i këtyre reformave do ti shkaktonte ato", theksoi McConnell.
 
Dispozita "Patriot Act", ose Akti i Kongresit ka të bëjë me luftimin e terrorizmit, ndërsa ishte nënshkruar nga ish-presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush. Sipas saj Agjencia e sigurisë është e autorizuar për zbatimin e programit për monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave, dhe e njëjta skadon më 2015.
 
Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)