Senati i UP-së ngre Komision për
verifikimin e revistave “të dyshimta”

Senati i UP-së ngre Komision për<br />verifikimin e revistave “të dyshimta”
PRISHTINE- Senati i UP-së sot ka mbajtur mbledhje, ku ka analizuar gjendjen e krijuar në UP pas ngjarjeve të kohëve të fundit si dhe të debateve që janë ngritur për këto ngjarje. Pas një diskutimi të hapur dhe shterrues, Senati ka nxjerrë disa përfundime dhe ka marrë disa masa.

Senati, përmes një komunikate për media, bën me dije se do të inkurajohet debati për të gjitha shqetësimet që janë ngritur për dhe rreth Universitetit. “Ky debat duhet të zhvillohet në struktura përkatëse të Universitetit, duke shfrytëzuar mekanizmat ligjorë dhe statutarë dhe duke adresuar përgjegjësitë në secilin nivel të hierarkisë”, thuhet në një prej vendimeve të marra nga Senati.

Në vijim, ju sjellim të plotë listën e vendimeve dhe masave të marra nga Senati i Universitetit të Prishtinës:

1. Të inkurajohet debati për të gjitha shqetësimet që janë ngritur për dhe rreth Universitetit. Ky debat, duhet të zhvillohet në struktura përkatëse të Universitetit, duke shfrytëzuar mekanizmat ligjorë dhe statutarë dhe duke adresuar përgjegjësitë në secilin nivel të hierarkisë.

2. Inkurajohet secili individ apo instancë që të adresojë pretendimet për sjellje joetike akademike në Këshillin e Etikës të Universitetit.

3. Këshillit të Etikës do t’i sigurohet përkrahja e plotë në punën e tij dhe i garantohet autonomi në vendimmarrje, si dhe do të sigurohet përkrahje në rastet kur ky Këshill kërkon ekspertizë shtesë në trajtimin e çështjeve specifike.

4. Senati emëroi Komision për shqyrtimin e revistave në të cilat ka publikuar stafi akademik i Universitetit në përbërje:

• Prof. Dr. Agni Dika

• Prof. Dr. Shaban Buza

• Prof.Asoc. Dr. Naser Zabeli

Çdo mbledhje e Senatit duhet të jetë e hapur për media dhe të informohen me kohë (përveç nëse Senati vendos ndryshe).

Çdo vendim i Senatit, duhet të publikohet në web-faqen e UP-së.

Të gjitha strukturat e Universitetit, e veçmas menaxhmenti, duhet të jenë më aktivë në paraqitjen e punës, të arriturave por edhe të vështirësive me të cilat ballafaqohet, në mënyrë që të informojë publikun e gjerë por edhe të ndajë “pronësinë” e proceseve me të gjitha palët me interes.

Senati, në mënyrë që të adresojë më mirë përgjegjësitë, kompetencat por edhe llogaridhënien në secilën instancë, ka shtruar nevojën për rishikimin dhe plotësim-ndryshimin urgjent të akteve normative në fuqi (Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë) dhe emëroi Komisionin në përbërje:

• Prof. Asoc.Dr. Bujar Dugolli

• Prof. Asoc. Dr. Enver Hamiti

• Prof. Dr. Shpresa Hoxha

• Prof. Asoc. Dr. Naser Kabashi

• Prof. Asoc.Dr. Bujar Piraj

• MSc. Avni Puka

• Minir Begaj (kryetar i Parlamentit Studentor)

KD I UP-SË: TË TËRHIQEN PUBLIKIMET SHKENCORE NË REVISTA FIKTIVE
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e jashtëzakonshme i ka kërkuar menaxhmentit dhe Senatit të UP-së që brenda një afati sa më të shkurtër t’i përmbushë disa kërkesa, të cilësuara si të domosdoshme për normalizimin e gjendjes në UP.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka kërkuar menaxhmentit dhe Senatit të UP-së që të evidentohen të gjitha publikimet shkencore të botuara në revista fiktive dhe të bëhet tërheqja e tyre.

KD-ja i kërkon po ashtu Senatit që të pezullojë përkohësisht avancimin e të gjithë personave që mbajnë poste udhëheqëse në UP, duke përfshirë Këshillin Drejtues, Rektoratin dhe njësitë akademike, deri në një vendim tjetër.

Po ashtu është kërkuar të përfundojë procesi i ndërprerjes së dy marrëdhënieve të rregullta të punës për gjithë personelin e UP-së si dhe të hapet një debat i brendshëm me të gjitha grupet e mundshme të interesit për të gjitha çështjet e hapura në UP.

KD kërkon inicimin e menjëhershëm të ndryshimeve të domosdoshme në Statutin e UP-së, në pjesët që janë vlerësuar si pengesë e një pune më të efektshme të UP-së. Menaxhmenti obligohet që të krijojë të gjithë mekanizmat e nevojshëm për përmbushjen e këtyre kërkesave brenda afatit.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë