Senati merr zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Trump (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke u bërë kështu i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Menaxherët të emëruar nga Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje.

Ndaj ish-presidentit rëndon akuza është nxitja e dhunës, përmes retorikës së tij që rezultoi në sulmin e përgjakshëm në ndërtesën e Kongresit më 6 janar. Për të vërtetuar akuzën Senati do të duhej të votojë me të paktën 2/3 e anëtarëve, ose të 50 demokratët dhe 17 republikanë për ta shpallur Trump fajtor.

Një procedurë e ngjashme u krye për gjyqin e parë ndaj Trump  vitin e kaluar. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen. Gjyqi ndaj tij do të fillojë zyrtarisht në 8 Shkurt, duke i dhënë atij mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.

Në kohën kur menaxherët po dorëzonin kërkesën e tyre, në Senat presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se procedura e fajësimit të Biden duhet të vazhdojë më tutje edhe dhe u shpreh i bindur se do të jetë pothuajse e pamundur që 17 senatorë republikanë të bashkohen me demokratët. Ai theksoi se Senati ka ndryshuar shumë që në kohën kur ai ka qenë pjesë e Senatit por nuk e besoj se do të ketë ndryshuar aq shumë.

Trump në pritje të gjyqit ndaj tij gjendet në Florida dhe në deklaratën e tij të fundit ai siguroi mbështetësit e tij se do të kthehej sërish, pa treguar formën sesi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri