Senatori italian: Lulzim Basha
Skënderbeu i Shqipërisë/VIDEO

Senatori italian: Lulzim Basha<br />Skënderbeu i Shqipërisë/VIDEO
Në mbështetje të protestës së opozitës në tendën përpara Kryeministrisë është shfaqur edhe senatori Italian Mario Mauro.

Ai nuk i përmbajti emocionet në përfundim të fjalimit kur tha se Shqipëria ka një Skënderbe, i cili quhet Lulzim Basha. 

"Në këtë shesh jemi për lirinë. Për këtë arsye jemi poshtë kësaj tende. Kjo tendë është zëri i popullit shqiptar. Dhe është ky popull që do ta çojë Shqipërinë në fitore. Dhe sot Shqipëria e ka Skënderbeun e tij. Dhe ai quhet Lulzim Basha", u shpreh Mauro. 

Senatori italian tha se nuk është opozita ajo që po bojkoton demokracinë por është qeveria shqiptare, ai siguroi se demokratët në Shqipëri nuk janë vetëm në betejën e tyre për zgjedhe të lira e të ndershme.

"Kam lexuar në shumë gazeta evropiane se qeveria shqiptare, po akuzon opozitën që po bojkoton Parlamentin.

Nga këndvështrimi im, qeveria po bojkoton demokracinë, pra ajo që po bëhet në këtë tendë nuk është vetëm e bazuar dhe e legjitimuar në kushtetutë, por edhe politikisht është e vetmja gjë që mund të përbëjë një garanci politike për të siguruar lirinë e votës
", tha Mauro.

Opozita vijon protestën e saj duke mos hequr dorë nga kushti për qeveri teknike e cila sipas kryetarit të PD do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Vetë kreu demokrat, Basha u shpreh se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, por shtoi se beteja e saj është për zgjedhje të lira e të ndershme të cilat sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike. 

Kreu i opozitës tha se republika e vjetër është në grahmat e fundit dhe ajo e reja do të jetë republikë për qytetarët dhe jo për krimin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje