Send

Send

Edison Ypi

Populli pordhëpjerdhës dhe rakipirës të kupton më mirë nëse individët e shquar ja krahason me sende.
Për shembull, t'i thuash popullit "Doktori është një Titanik" edhe tani kur Amerika e ka shpallur "Non Grata" dhe ja ka grisur velat, por megjithatë ai çan valët e oqeanit pa ju dridhur qerpiku kudo ku e degdis era, propulli të kupton më qartë se sa kur Doktorin e quan burrrnor, kanunor, karizmatik, e më the e të thashë.
Gjithashtu në funksion të një kuptueshmërie më të thellë popolare, jo me qasje subjektiviste efemere, por duke e krahasuar me një send, mund të thuhet se Edi Rama është një Ferrari që edhepse kundërshtarëve u duket gjithmonë humbës, ai del gjithmonë fitues, madje me rezultate që as vet' Shtatnaltësisë nuk ja kishte marrë mendja.
Ilir Meta "Mal Tomorri" që prej mijra vjetësh goditet nga miliona rrufe, e hiç s'tundet nga istikami, është një tjetër shembull bindës se metoda e krahasimit me sende nuk ta lë kurrë pushkën në faqe.
Lul Basha në këto ditë makthi  mes Shillës dhe Karibdës plot me peripecira dhe frikëra që ka me ja kallxu vorrit, s'mundet me qenë më tepër se një rrotë kaçkavalli në periudhë staxhionimi.
Erjon Veliaj, me shembjen e Teatrit të turpit, korsitë e biçikletave etj. ka bërë punëra të mrekullueshme. Por meqënse e ka dhi muhabetin me milionat që po shpenzon për rehabilitimin e Mozaikut të krimit, nuk meriton të krahasohet me më tepër se me një furçe me qime derri.
I rrethuar nga banakierë nukturnë që duken njëri si kusi, tjetri si tenxhere, tjetri si tavë, e tjetri si xhezve, Fevziu duket ekzakt si një garuzhde për leprozë me bisht metalik të gjatë.
Eh sa ngjan Sokol Balla me një zinxhir biçiklete të sapo blerë te rruga Qemal Stafa.
Muç Nano, i cili do bëjë mirë të ruhet nga ndonjë dron që mund ta kapi befas për rripash ta hedhi te ato humbëtirat andej nga Tomorrica, tanipërtani luhatet mes telit me gjëmba dhe një bilbili të ndryshkur polici.
Që Flutura Açka është një zorrë e trashë për pompim ujrash të zeza, s'do as men as kalem, s'ka qorr që s'e sheh.
S'di pse Roland Qafoku më duket si një biçak çobani nga ata me të cilët priten berrat në fyt.
Andi Bejtja e di edhe vet që ngjan me një thes kërpi brenda të cilëve turistat dhe homelessat flejnë gjumë të thellë dhe shohin ëndërra të bukura.
Carlo Bollinos, këtij "One man army", s'ka pse t'i duket i ekzagjeruar krahasimi me dy shkopa që godasin disa tamburë me virtuozitetin e Gene Krupa.
Eni Vasili është ajo që më tepër se gjithkush tjetër meriton të krahasohet me një kavanoz pekmezi, mani ose rrushi, në varësi të humoreve të banakut.
Moza Ahmeti duhet të ndjehet e lumtur nga krahasimi me një tenxhere presioni pa valvul sigurimi për zjerje groshësh pllaqi'.
Kaç Myftari sqepar për gdhendje kafkash, është krahasim aq i bukur dhe i saktë sa të lë pa ment.
Fahri Balliut, për kontributet e shquara në përmirësimin cilësor të mediave të shkruara, lloz karabine ruse i shkon më së miri.
Sonila Meço, Nëmërçka dardhare që pas pak do bëjë hatanë në një televizion okulistik, duket toidhjo si acidi sulfurik me të cilin do shpëlajë çdo javë trutë e shqiptarëve nga zhulrat dhe dhjamrat e tepërta.
Syri i Çim Pekës, varkë shpëtimi.
Vetë Çim Peka, dylbi marinari.
Mero Baze, ky i pamposhtur i përjetshëm që godet e vret me shigjeta të helmatisura sa më të mëngjër e më të djathtë pa ja bërë tërr syri, pa guxuar askush t'i kthejë gjysëm fjale, se të gjithë prej tij dhjesin gjak, duket tamam si shkop gome polici nga ata me kavo çeliku brenda.
Ylli Rakipi me superinteligjencën e vet kolonjareske dhe muhabetet vizionare mahnitëse lidhur me të pathënat e kazaneve gjatë bisedave spektakolare kaleidoskopike në MCN TV, mund të qaset më së miri me një rotondë under construction si ajo e Shqiponjës te Unaza e Re.
E kujt nuk i ka rënë në sy teksti i përsosur i Ilir Yzeirit. Për efektet eksplozive çudibërëse të atij teksti, Yzeiri, pa pik droje, mund të shpallet llokum dinamiti.
S'di pse, sa herë më del para syve diplomati erudit Dritan Hila, në përfytyrim më çfaqet qëruesja e patateve, ose shtrydhësja e limonave, ose shtypësja e hudhrave.
Majlinda Bufi, Kryetarja e famshme e Roskovecit, është një gërshërë krasitëse që me ndjeshmërinë e Femrës dhe dashurinë e Nënës, me  përpikmëri kompjuterike korrekton, ndreq, zbukuron, çdo ditë gjithçka nën juridiksionin e vet.
E kujt i plas se autoreferencialit Adi Krasta mund ti duket vetja më tepër se një rryp mesi hedhur në anë të rrugës nga një latitant që iku në drejtim të paditur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI